Panorama Sport (Albania)

Bajern, tani je sërish në krizë

Zyle dhe dy herë Myler nuk u mjaftuan kampionëve, që tani janë -9 nga Borusia

-

Para 75 mijë tifozëve që kishin mbushur "Allianz Arena", Bajerni nuk shkon më shumë se një barazim. Në fakt, për bavarezët kjo është një humbje, duke parë edhe rrjedhën e lojës. Bajerni ishte në avantazh të dy golave para se Lukebakio të barazonte shifrat në minutën e 93-të. Lojtari i Dyseldorfi­t shënoi një tripletë në "Allianz", duke u shpallur njeriu i ndeshjes. Trajneri Niko Kovaç tani e sheh skuadrën e tij të largohet edhe dy pikë nga Borusia e Dortmundit, e cila fitoi në Mainc me rezultatin 1-2. PJESA E PARË

Loja nis me një rast të pastër për Lukebakio, i cili godet fort brenda zonës, por Nojer bën mrekullinë, duke i mohuar golin Dyseldorfi­t. Riberi shfaqet rrezikshëm në portën kundërshta­re, por pa rezultat. Goli i parë i ndeshjes do të vijë në minutën e 17- të ku Niklas Zyle, pas një karamboli në zonë, shënon nga fare pranë, duke kaluar Bajernin në avantazh. Kampionët marrin frenat e dorës dhe vetëm tre minuta më pas shënojnë edhe golin e dytë me anë të Tomas Mylerit, i cili shfrytëzon saktë një top të krosuar nga Boateng. 2-0 dhe është vetëm minuta e 20- të. Bajerni duket se nuk do të ketë asnjë vështirësi për të marrë fitoren në këtë takim. Takimi bëhet interesant me të dy skuadrat që

sulmojnë portën e njëratjetr­ës. Vetëm një minutë para përfundimi­t të pjesës së parë vjen edhe goli i miqve. Lukebakio përfiton nga një top i kthyer nga mbrojtja bavareze dhe godet

saktë, duke dërguar topin në rrjetë. Minutat e mbetura nuk sjellin asnjë zhvillim dhe 45 minutat e para përfundojn­ë në rezultatin 2- 1.

PJESA E DYTË

Loja nis e shpejtë për të dyja skuadrat, por është Bajerni që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 58- të. Levandovsk­i jep një top të gjatë për Mylerin me këtë të fundit që dërgon topin në rrjetë, duke shënuar golin e tretë. 3-1 për Bajernin që arrin për herë të dytë të thellojë diferencën në dy gola. Skuadra mike nuk ka më çfarë humbet dhe hidhet në sulm, duke kërkuar të shkurtojë diferencën. Por, lë shumë hapësira prapa që Bajerni nuk diti t'i shfrytëzon­te. Roben hyn në lojë për Frank Riberi, duke i dhënë freski sulmit të Bajernit. Por, në minutën e 77-të është sërish Lukebakio ai që shënon për miqtë. Lojtari godet saktë drejt portës së Nojerit, duke mos i dhënë asnjë mundësi kapitenit bavarez për të ndalur topin që përfundon në rrjetë. Loja hapet sërish dhe tani është skuadra e Dyseldorfi­t që merr frenat e lojës, duke kërkuar të barazojë lojën. Por, është Levandovsk­i ai që ka mundësinë më të mirë për të mbyllur takimin në minutën e 89-të, por topi i dërguar prej tij kalon mbi traversë. Vetëm një minutë nga përfundimi i kohës shtesë është Lukebakio, i cili i ndihmuar edhe nga fati, godet brenda zonës, duke shtangur portierin Nojer dhe të gjithë të pranishmit në "Allianz Arena". 3- 3 me Bajernin edhe Bajerni që ndalet sërish, duke thelluar diferencën në -9 pikë nga Borusia e Dortmundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania