Panorama Sport (Albania)

Mbrohet Kovaç: Nuk i ndaloj dot gabimet individual­e

-

Niko Kovaç tani është më nën presion se kurrë. Trajnerit kroat po i skadojnë të gjitha mundësitë në klubin e Bajernit. I ardhur me bujë nga Frankfurti në verë, Kovaç bëri një start të mirë të kampionati­t, por më pas gjithçka ndryshoi për keq. Në fillim ishte humbja në Dortmund dhe dje skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në "Allianz Arena". Pas ndeshjes, Kovaç fajëson rastet e humbura dhe gabimet në mbrojtje që sipas tij sollën edhe këtë rezultat negativ për skuadrën e tij. "Nuk mund ta imagjinoni se si ndihem në këto momente", u shpreh Kovaç. "Jam shumë i inatosur për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Ishim në avantazh të dy golave dy herë dhe më pas ndeshja përfundoi në barazim. Nuk arrij ta kuptoj sesi mund të na ndodhte. Kishim shumë raste për shënim që sërish nuk arritëm t'i shfrytëzon­im. Por, ajo që më vret më shumë, është mënyra sesi pësojmë golat. Nuk ka rëndësi se më kë kundërshta­r luan, nëse bën gabime të tilla, do të ndëshkohes­h gjithmonë", u shpreh kroati. Mundësitë për largimin e tij nga Mynihu tani janë më të mëdha. Tifozët, por edhe drejtuesit Uli Hënes dhe Karl Hainc Rumenige do ta kenë të vështirë të kapërdijnë këtë barazim ndaj Dyseldorfi­t në shtëpi. Një barazim që i largon bavarezët nga lufta për titull. Kampionët tani renditen në vendin e pestë me 21 pikë, 9 më pak se skuadra e Borusias. Ndeshja e radhës do të luhet në transfertë me skuadrën e Verder Bremenit që renditet e shtata në Bundesligë. Nëse Bajerni nuk do të arrijë të fitojë edhe aty, gjërat do të bëhen më të vështira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania