Panorama Sport (Albania)

Borusia fiton dhe kryeson e vetme Bundesligë­n

-

Ishte parashikua­r një ndeshje e vështirë për skuadrën e Lusien Favres, e cila udhëtoi në Mainc për të ruajtur kreun e renditjes. Në fakt, skuadra e tij vuajti jo pak, duke fituar me vuajtje ndaj vendësve, të cilët arritën të barazonin për disa minuta ndeshjen. Pas një pjese të parë të barabartë, skuadra verdhezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 64-t me anë të sulmuesit spanjoll, Pako Alkaser, i cili kishte hyrë në lojë vetëm disa minuta më parë për Mario Gëcen. Por, Mainc barazon rezultatin vetëm katër minuta më vonë me anë të Kuaison. Verdhezinj­të ashtu si ndaj Bajernit nuk u dorëzuan dhe shënuan sërish këtë herë me anë të mbrojtësit të krahut të djathtë, Luka Pizçek, në minutën e 76-të. Pjesa tjetër e ndeshjes u kontrollua më pas nga kryesuesit e Bundesligë­s, të cilët kaluan me sukses një test të vështirë. Borusia është skuadra e vetme në Gjermani që ende nuk ka pësuar asnjë humbje në këto 12 javë të kampionati­t. Ata kryesojnë të vetëm me 30 pikë, duke u shkëputur shtatë pikë nga vendi i dytë që është Aintrahti i Frankfurti­t dhe 9 pikë nga Bajerni që renditet i pesti. FAVRE, I LUMTUR PËR TRI PIKËT - Trajneri Lusien Favre ishte shumë i kënaqur pas ndeshjes, duke komentuar kështu fitoren me Maincin. "Kishim probleme me pasimin e fundit dhe nga mungoi precizoni, sidomos në pjesën e parë. Punuam shumë për të arritur te fitoja dhe kjo më gëzon. Mainc luajti një ndeshje të madhe edhe pse në fund fitimtarë dolëm ne", përfundoi trajneri zviceran i verdhezinj­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania