Panorama Sport (Albania)

Gol në frymën e fundit, Barça i falet “rebelit”

Dembele barazon në limit, por mund të buzëqeshë Sevija

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barazimi në "Kamp Nou" në 17 majin e vitit 2014 e ndihmoi Atletikon për të fituar La Ligën. Nuk është e thënë që pas barazimit të djeshëm përfundimi të jetë i njëjti. Ajo që është e sigurt është se në shtëpi rikthehet me një buzëqeshje të madhe... Sevija. Po, sepse Atletiko e Madridit dhe Barcelona nuk i bëjnë keq njëratjetr­ës dhe e mbyllin ndeshjen e rëndësishm­e të kampionati­t spanjoll me rezultatin 1- 1. Dueli për kreun e klasifikim­it përfundon në paqe dhe lufta për titullin do të vazhdojë gjatë në La Liga. Mungesat e shumta të të dyja skuadrave ndikuan shumë në lojë. Ritmi ishte i lartë, por jo ndonjë spektakël i jashtëzako­nshëm. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura dhe Obkal me Ter Shtegenin e arritën qëllimin për të mos pësuar. Por, gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Diego Kosta zhbllokohe­t në kampionat pas 18 ndeshjesh dhe u mendua se do të ishte goli i fitores për "Los Kolçoneros". Ky gol në fakt shërbeu thjesht për të iluzionuar Simeonen, i cili shpresonte të arrinte fitoren e parë ndaj katalanasv­e në kampionat.

GOLI I REBELIT- Por, për të vendosur shifrat përfundimt­are të ndeshjes mendoi Osman Dembele. I "falur" nga trajneri Valverde pas problemati­kave të shumta të kësaj jave, ai shënon një gol me peshë dhe shumë vendimtar. Të gjithë kanë folur për të, për sjelljet jashtë fushe, vonesat në stërvitje, varësinë nga video-lojërat dhe mundësinë reale për t'u larguar nga katalanasi­t. Por, ai u shfaq në frymën e fundit dhe shënoi golin e barazimit të ndeshjes. Rebeli Dembele shpëtoi nderin e Barcelonës dhe e mban për momentin në krye të klasifikim­it me diferencë të njëjtë nga ndjekësit. Por, kujdes. Sevija luan sot dhe Andre Silva me shokë ka shansin e artë që të marrë kreun e klasifikim­it dhe ta bëjë akoma më të bukur kampionati­n. Por, nga ky barazim mund të gjejë pak buzëqeshje edhe Reali, kundërshta­rët e të cilit nuk u shkëputën dhe e mbajtën në lojë për titullin kampion në La Liga.

"Ata e kishin planifikua­r në këtë mënyrë ndeshjen, duke qëndruar në mbrojtje dhe duke na kapur në

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania