Panorama Sport (Albania)

Murinjo akuzon lojtarët: Luajtën pa zemër!

-

Zhoze Murinjo nuk e fsheh zhgënjimin pas dy pikëve të lëna dhe shkëputjes 14 pikë pas kreut. "Zhgënjyese! Objektivi ishte ta nisnim mirë periudhën e tetë ndeshjeve deri në dhjetor. Ne nuk fituam një pikë, por humbëm dy", tha trajneri i Junajtid. "Ne e dinim që ata do të mbylleshin në mbrojtje dhe ku ndodheshin hapësirat. Por nuk patëm mjaftueshë­m agresivite­t dhe intensitet për t'i vrarë. Duhet të luajmë me tru dhe me zemër, por unë nuk pash mjaftueshë­m zemër dhe dëshirë. Luajtëm një ndeshje si për të kaluar radhën. I dhamë kundërshta­rit kohë që të kishte topin dhe nuk ushtruam mjaftueshë­m presing. U lejuam momente për të marrë frymë, qetësuar dhe shpenzuar minuta", analizoi paraqitjen e skuadrës së tij portugezi. "Vetëbesimi dhe urgjenca është në pjesën e fundit të ndeshjes. Ti luan direkt, provon topin e gjatë dhe topat e dytë në pozicionet e rrezikshme. Ne nuk e nisëm me mungesë vetëbesimi, por me ekstra vetëbesimi. Kur luan në shtëpi, ti do të fitosh dhe vazhdon ta kërkosh atë derisa e arrin". Në lidhje me shanset e skuadrës së tij për të arritur katër vendet e para, 55-vjeçari shtoi: "Është një pikë e keqe. Objektivi është të ndjekim katër vendet e para dhe ngushtojmë diferencën hap pas hapi këto 8 ndeshje deri në fund të dhjetorit. Por, unë vlerësoj edhe Palasin, por nuk dua të tregoj se ne barazuam sepse ata ishin fenomenalë. Ata ishin në mbrojtje shumë, shumë mirë të organizuar. Portieri i tyre bëri disa pritje fantastike, por ata e luajtën ndeshjen e tyre shumë mirë. Nuk është gjithnjë mirë të fajësosh favoritin që nuk fitoi, por duhet të lavdërosh edhe rivalin që erdhi këtu për të marrë pikën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania