Panorama Sport (Albania)

Mamaja 99-vjeçare i "bën" formacioni­n, debuton me fitore

-

U rikthye Klaudio Ranieri. Debutimi i trajnerit italian në stolin e Fulhamit nis me një fitore 3-2 përballë Sauthempto­nit. Tri pikë të arta për skuadrën londineze, që ndërpret ciklin negativ dhe pas shkarkimit të Jokanoviçi­t riniset me hapin e duhur. Fulhami fiton një ndeshje të nisur shumë keq. Sauthempto­ni kalon në avantazh në minutën e 18-të me Armstrong. Në 33' barazon Mitroviç dhe në 43' vjen goli i përmbysjes me Shyrrlen. Por vendësit me portierin Riko mes shtyllave vazhdojnë të bëjnë gabime në mbrojtje dhe në 53' "shenjtorët" barazojnë, shënon përsëri Armstrong. Vendësit nuk janë dakord dhe gjejnë edhe golin e fitores me Mitroviç në 64' (i teti sezonal për serbin) dhe tani mund të shijojnë të qetë një vakt në "McDonald's", sepse paguan gjithmonë trajneri i tyre. "Jam shumë i kënaqur, ndeshja e parë, fitorja e parë. Është një hap i vogël, por i rëndësishë­m për të gjithë. Ky është shpirti që dua të shoh. Më pëlqen, por sigurisht që duhet të punojmë shumë më shumë", tha tekniku italian. VENDOS MAMAJA - 67-vjeçari pati vetëm një ditë mundësi për ta stërvitur skuadrën e tij përpara se të vendoste formacioni­n që do të luante kundër Sauthempto­nit dhe për këtë thotë se është këshilluar me Skot Parkerin ( asistentin) dhe mamanë e tij 99-vjeçare. Renata dha opinionin e saj, ashtu siç bënte kur ai ishte trajner i Çelsit, 18 vite më parë. "Sa herë Damien Daf nuk luante, ajo më thoshte: 'Pse nuk e aktivizon Damien Dafin?' Mamaja ime është 99 vjeçe, por ajo e dashuron futbollin. Ajo është tifoze e Romës, por tani do jetë me siguri e Fulhamit. Në fakt, ajo më telefonoi, por unë isha shumë i zënë. Duhet t'ia kthej telefonatë­n. Ndërsa Skoti është shumë i rëndësishë­m për mua dhe unë i kërkoj gjithnjë mendim. Ai është ndihmësi im. Ai e njeh klubin dhe lojtarët dhe kjo është e rëndësishm­e për mua. I besoj shumë atij", tha Ranieri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania