Panorama Sport (Albania)

Një Sherif nderon Teutën, Luftëtari në “tapet”

Nigeriani hap vendin për përforcime në të majtë gjatë janarit

- ILIR CARA

Partizani u mundua që në merkaton e ja narit të afrojë lojtarët e duhur për të plotësuar nevojat e skuadrës në të gjitha repartet. Por, jo të gjitha prurjet dolën të "hairit" dhe dështimi më i madh ndodhi në fazën mbrojtëse. Njëri nga këta është mbrojtësi nigerian, Alma Uakili, i cili erdhi me pompozitet, por nuk arriti as të debutonte në ndeshje zyrtare, pasi nga e premtja ai nuk rezulton më pjesë e Partizanit. Klubi e priti gjatë 22-vjeçarin, por gjendja e tij e bënte të pamundur gatishmëri­në për të dhënë kontributi­n në fushë. Nigeriani erdhi nga Shkëndija e Tetovës në merkaton e verës dhe shkaku që e lanë të lirë kampionët e Maqedonisë ishte se Uakili kishte probleme fizike. Në fillim te Partizani, mbrojtësi nuk kishte kondicioni­n e duhur, më pas pësoi një dëmtim në stërvitje, që e la gjithë kohës në tribuna. Duke parë që nuk kishte shpresa, klubi dhe përfaqësue­si i lojtarit janë ulur dhe kanë zgjidhur me mirëkuptim marrëveshj­en dypalëshe. Alma Uakili, ndonëse nuk ka luajtur asnjë minutë, është paguar për kohën që ka qenë pjesë e "demave" dhe i është dhënë dora për të kërkuar fatin në ndonjë klub tjetër. Krahu i majtë i mbrojtjes së Partizanit duket se sjell ters për përforcime­t që vijnë nga merkatot, pasi i fundit që ka mbijetuar është Renaldo Kalari. Për shkak se nuk kanë qëlluar në përforcime­t në këtë sektor, të kuqtë janë detyruar që të improvizoj­në Lorenc Trashin si mbrojtës të majtë.

MERKATO- Partizani i ka nisur spastrimet në javën para derbit, por ky proces është në hapat e para, pasi në vijim nuk përjashtoh­et mundësia që edhe ndonjë tjetër të ndjekë gjurmët e mbrojtësit Alma Uakili. Më të rrezikuari­t janë ata që nuk kanë pasur hapësira apo që nuk u ka ardhur akoma koha të debutojnë, siç është rasti i mbrojtësit tjetër, Rron Statovci. "Panorama Sport" e ka njoftuar prej ditësh se në planet e klubit, përveç gjetjes së një bomberi, është edhe përforcimi i krahëve të mbrojtjes. Me largimin e Uakilit, automatiki­sht është hapur një vend për afrimin e një mbrojtësi të majtë. Ndonëse nuk bëhet publike, mësohet se drejtuesit e kanë nisur punën prej kohësh për gjetjen e përforcime­t në merkaton e dimrit. Para disa ditësh, drejtori Olsi Rama pohoi se klubi ka skautët e tij në

Maqedoni dhe Kosovë, kështu që ky treg mbetet një mundësi për afrimet e reja. Gjithsesi, duhet pranuar se në verë nga ky treg erdhën lojtarë që nuk bindën dhe i pari sapo është larguar me kontribut zero, por me xhepin plot, nigeriani Alma Uakili.

 ??  ??
 ??  ?? Alma Abo Uakili
Alma Abo Uakili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania