Panorama Sport (Albania)

Futbollist­ët e Tiranës të papërgjegj­shëm? Fraza që “vret” brezat bardheblu!

- Nga GËZIM SINEMATI

Kur rikujton anektodën pikante të ish-trajnerit Sejdini, e cila lidhet me futbollist­ët e Tiranës, edhe më shumë të shpon veshin fraza e...

Kur rikujton anekdotën pikante të ish-trajnerit Sejdini, e cila lidhet me futbollist­ët e Tiranës, edhe më shumë të shpon veshin fraza e freskët e trajnerit Mema të Tiranës, fill pas ndeshjes me Skënderbeu­n. Le t'i dëgjojmë trajnerët edhe pse në kohë të ndryshme. Sejdini, disa vite më parë, pati zbuluar një sekret se futbollist­ët e tij nuk e fshehin dot frikë kur shohin 11 fanella bardheblu në fushë, edhe sikur ato t'i kenë veshur... 11 qytetarë apo 11 tifozë! Kurse trajneri i fundit i sagës bardheblu, Ardi Mema, pas ndeshjes modeste me Skënderbeu­n, ka zbuluar një të vërtetë të dhimbshme, një të vërtetë që kundërshto­n ANDnë e trashëguar: "Futbollist­ët e Tiranës kanë një papërgjegj­shmëri që nuk po e lejon ekipin të ketë vazhdimësi. Akoma nuk e kanë futur në kokë se jemi Zot në fushëQ" Tirana dikur ishte e frikshme për gjithë kundërshta­rët, kurse në kohën e sotme, Tirana ka më shumë frikë veten, pra Tiranën tjetër, sesa rivalin përballë. Dhe ata që i shfaqen në krahun e kundërt të fushës, duket se kanë fituar një privilegj të pamerituar, pasi bëhen më të "fortë" falë dobësisë së saj. Një dobësi që është kalçifikua­r ndjeshëm në vitet e fundit, sa trajnerët bardheblu vishen edhe me të bardha, tentojnë të bëjnë edhe "psikologun" për të çliruar kokën e trazuar bardheblu. Fraza e Memës se futbollist­ët vuajnë nga një terapi papërgjegj­shmërie në vijimësi, zbulon se është këputur filli historik që pati lidhur brezat e kësaj armate të lindur për luftë pa kompromis. Tirana, në jetë të jetëve, ka pasur vetëm një pasaportë identifiki­mi në loje: "vdiste" në fushë për të mos u dorëzuar! Dhe dhuntia më e prekshme, karakteri i saj, sidomos në kufirin e 90 minutave, kalonte edhe orbitën normale të sakrificës, duke dëshmuar se ajo që për shumicën ishte thjesht një lojë futbolli, për ata ishte një mënyrë jetese. Madje, një mënyrë rebelimi për të treguar se sebepi ishte topi, por loja më e madhe bëhej për karakterin. Ndaj kur flet Ardi Mema për papërgjegj­shmëri të futbollist­ëve, sepse na duket sikur janë fjalë të "vjedhura" nga babai i tij, mjeshtri i madh Ali Mema, emblema e një brezi të paharruar, të cilët po shuhen nga mosha, por edhe të tradhtuar për shpërdorim­in e trashëgimi­së që lanë...

"Fraza e Ardi Memës se futbollist­ët RvuajnëU nga një terapi papërgjegj­shmërie në vijimësi, zbulon se është këputur filli historik që pati lidhur brezat e kësaj armate luftarake. Tirana, në jetë të jetëve, ka pasur vetëm një pasaportë identifiki­mi: RvdisteU në fushë për të mos u dorëzuar!"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania