Panorama Sport (Albania)

Besa ngec me Pogradecin në fushë patatesh

Ndraxhi e nis me gol, por terreni stopon dy skuadrat kryesuese

- FERIZ FERIZAJ

Besa nuk ka shkuar më tej se barazimi 11 me Pogradecin, duke lënë kështu 2 pikë në fushën e saj. Me këtë barazim, kavajasit kanë humbur terren teksa mbajnë kreun me vetëm 1 pikë diferencë nga Bylisi ndjekës. Kavajasit protestuan disa herë ndaj gjykimit të kryesorit Edvin Hoxha, ku më pikantet mbeten momenti i 11metërshi­t të dyshimtë kundër Besës dhe një 11-metërsh i mohuar kur një mbrojtës mik kap një lojtar verdhezi nga bluza fort brenda zonës. Sikur të mos mjaftonin këto, vendësit patën kundër dhe terrenin që erdhi duke u keqësuar deri në fund të sfidës.

NDESHJA

Besa e nisi në sulm këtë takim me dëshirë e bindje për ta fituar. Pa kaluar as katër minuta, një aksion në zonën mike ku Çekiçi pason bukur te Ndraxhi dhe ky i fundit godet shpejt, duke kaluar vendësit në avantazh. Me një gol kaq të shpejtë u besua se fitorja do ishte e lehtë dhe me gola të tjerë që do pasonin. Mirëpo nuk ka ndodhur kështu, pasi miqtë u mbrojtën mjaft mirë, duke menduar pak për sulmin. Verdhezinj­të dominojnë takimin, por pa krijuar raste të pastra shënimi. Vetëm në minutën e 25-të, Pogradeci bën goditjen e parë të rrezikshme në kuadratin e Besës, por Miraka pret shkëlqyer.

Pjesa e dytë nis njësoj si e para me Besën që kërkon

golin e sigurisë, por miqtë tashmë nisin të shohin më shumë përpara. Zhvillohet një lojë e fortë dhe e barabartë, por ekipet kanë "armik" të përbashkët terrenin që nis të dëmtohet duke mos lejuar të bëjnë pasime të sakta. Në një kundërsulm, miqtë fitojnë një 11- metërsh shumë të dyshimtë

në minutën e 66-të. Ka qenë një sulmues mik që depërton në zonë dhe Miraka del nga kuadrati, duke larguar topin në këmbët e sulmuesit, i cili rrëzohet menjëherë. Moment, i cili për gjyqtarin Hoxha është vlerësuar si penallti, por jo për kavajasit, të cilët protestojn­ë fuqishëm.

Jahaj ekzekuton saktë dhe barazon. Vendësit befasohen nga ky gol, por nuk dekurajohe­n dhe kërkojnë tashmë golin e fitores. Trajneri Begeja bën disa lëvizje, duke aktivizuar sulmuesin Onuh, Thacin e Koldashin. Nga minuta e 78-të deri në të 90ën, verdhezinj­të kanë dy raste

ideale me Onuh dhe një pretendim serioz për penallti. Fillimisht, Onuh del i vetëm përballë portës dhe nga 5 metra distancë, godet keq duke shpërdorua­r një rast ideal goli. Do të jetë përsëri Onuh 4 minuta më vonë që ka një rast ideal me kokë, por për çudi nuk godet duke lënë topin t'i

ikë. Kulmi do të vijë kur një lojtar verdhezi tërhiqet gjatë nga pas nga fanella brenda zonës, por gjyqtari Hoxha nuk reagon. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë, pasi terreni nuk e lejoi më Besën të gjente golin e fitores me gjithë qarkullimi­n e topit dhe presionin që bëri.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e djeshme në Kavajë që u luajt në një fushë skandaloze
Moment nga ndeshja e djeshme në Kavajë që u luajt në një fushë skandaloze

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania