Panorama Sport (Albania)

Portierët “e pijes”, u arrestua kapiteni i kampionëve të botës

Hugo Loris dhe Matia Perin, “gardianët” me probleme

-

Futbollist­ët shquhen për jetën e natës, ndaj shpesh ata janë objekt i njoftimeve të policisë. 2018- ta mund të quhet viti i portierëve pijedashës, pasi para Alban Hoxhës e pësoi edhe kapiteni i kampionëve të botës. Portieri i Totenhemit dhe i Francës, Hugo Loris, u arrestua më 24 gusht të këtij viti nga policia londineze, pasi është kapur duke i dhënë makinës i dehur. 31-vjeçari u ndalua në një kontroll rutinë në orët e para të së premtes, raportohet të ketë qenë ora 02: 30 e mëngjesit, dhe u vu re se ishte i dehur në timon. Pas matjeve doli që niveli i alkoolit te Loris ishte 0.8 miligramë për l itër, pak më shumë se dyfishi i normës së lejuar në Angli. Ai u dërgua në komisariat dhe pasi kaloi 7 orë në një qeli, u lirua me kusht. Më 12 shtator, Loris doli para Gjykatës së Uestminste­r,

ku edhe mori ndëshkimin përkatës. Për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Hugo Loris u dënua me 20 muaj heqje të lejes së drejtimit plus 56,000 € gjobë. Kjo ngjarje ndodhi para ndeshjes që Totenhemi do të luante ndaj

Mançester Junajtid. Klubi londinez ia ndaloi për pak kohë mbajtjen e shiritit, por portieri është kthyer sërish si kapiten i "Gjelave". Loris kërkoi falje lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve për gabimin që bëri në jetën e tij private. "Kërkoj ndjesë për gjithë këtë që ndodhi. Ishte papërgjegj­shmëri nga ana ime dhe më vjen keq që dhashë një shembull të keq për të rinjtë që aspirojnë të bëhen futbollist­ë profesioni­stë. I kërkoj ndjesë klubit, shokëve të skuadrës dhe kombëtares time për faktin që i kam vënë në vështirësi të mëdha me sjelljen time", deklaroi Loris pas vendimit gjyqësor.

Rasti Matia Perin - Një ndër portierët më të njohur që ka pasur shumë probleme të tilla me ngjarjen e makinës në gjendje të dehur ka qenë edhe Matia Perin, sot pjesë e Juventusit. Por, në të kaluarën e tij te Xhenoa, "gardiani" italian është bërë lajm kronike në dy raste: e fundit dhe më e freskëta në shkurt të vitit 2014, por edhe më parë në nëntor 2014. Herën e fundit, për të u vendos heqja e patentës për 3 muaj, plus një gjobë e majme, por që shifra nuk u bë e ditur.

 ??  ?? Hugo Loris
Hugo Loris
 ??  ?? Matia Perin
Matia Perin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania