Panorama Sport (Albania)

Kapiteni i kuq, ja çfarë rrezikon

Në dilemë jo vetëm formacioni, por ikin edhe patenta bashkë me tetë pikë

-

Alban Hoxha nuk është as i pari, por me gjasë as futbollist­i i fundit që kapet në timon i dehur. E megjithatë, kapiteni i Partizanit rrezikon shumë: formacioni­n për derbin, heqje 8 ose më shumë pikë nga patenta dhe dënimin me 6 muaj burgim. Ligji përcakton se "Drejtimi i automjetev­e apo mjeteve të tjera të motorizuar­a në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajt­je penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj", thuhet në Nenin 291, të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha.

ÇFARË MUND TË NDODHË

Pritet që për një periudhë nga 48 orë deri në 72 orë Alban Hoxha të dalë para gjykatës për masë sigurimi me kërkesë të organit të akuzës. Pasi të ketë dalë para gjykatës, duke parë rrethanat dhe masën e alkoolit, nga praktika që është ndjekur, i vendoset detyrim për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore dy herë në muaj ose edhe më shumë dhe më pas bëhet lirimi menjëherë nga ambientet e paraburgim­it (në rast se nuk është përsëritës). Pas kësaj vazhdojnë hetimet nga organi i akuzës dhe në këto raste zgjasin për 2- 3 muaj. Pasi mbyllen hetimet, ku mund të bëhet një marrëveshj­e me pranimin e fajësisë përpara prokurorit të çështjes dhe më pas kjo marrëveshj­e e arritur miratohet para gjykatës. Në të kundërt i komunikohe­t akuza për çfarë akuzohet dhe më pas shkon në gjykatë ku bëhet gjyqi paraprak. Nëse çështja shkon me gjykim të shkurtuar dhe pranohet, personit që është kapur në gjendje të dehur i ulet automatiki­sht 1J3 e dënimit dhe hidhet përsëri për gjyq. Ky hidhet përsëri për short dhe ky është gjyqi i themelit ku minimumi për këtë vepër është 6 muaj dënim. Me gjykimin e shkurtuar personit i ulet një e treta e dënimit dhe përfundimi­sht dënohet me 4 muaj burgim. Dhe në bazë të nenit 59 të Kodit Penal bëhet pezullimi i dënimit në shërbim prove në 8 muaj. Përveç kësaj, personave të kapur në gjendje të dehur u hiqen 8 deri në 10 pikë nga patenta si dhe u vendoset një gjobë administra­tive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania