Panorama Sport (Albania)

Acarohet me Kalanë, Rexhinaldo shfryn ndaj Cungut

25 minutat e fundit në terr, 200 tifozë në stadium

- ABDULLA DUSHKU

Te Kukësi nuk i shmangin dot ner vat as me fitore. Dhe protagonis­t është sërish Arturo Rexhinaldo, i cili në momentin e ndërrimit jo vetëm që i drejtohet me nerva trajnerit, por edhe e shtyu kur ai u përpoq që ta përqafonte. U duk sikur kjo "shfryrje" vinte prej zëvendësim­it në të 92-ën minutë, por jo. Gazeta "Panorama Sport" zbulon se sulmuesi nga Mozambiku e kishte me Arlind Kalanë. Në momentin që Armando Cungu u kthye që t'i kërkonte llogari, duket se është kuptuar që gjithçka erdhi prej një keqkuptimi. Megjithatë, ballafaqim­et e rastit u kryen pasi erdhi vërshëllim­a finale e gjyqtarit. Rexhinaldo ka menduar se Kalaja e ka sharë nga nëna dhe këtë ia ka thënë trajnerit, duke iu drejtuar: "Kërkoji llogari atij dhe jo mua...". Kur ky diskutim përfshiu edhe mesfushori­n shkodran, Kalaja i është përgjigjur duke u betuar: "Për kokën time, nuk e kam sharë".

- Pas debateve mes Kalasë dhe Rexhinaldo­s, të vetmit që u "gëzuan" ishin tifozët e Kamzës. Ngushëllim­i i vetëm pas humbjes ishte ky sherr dhe i thonë Arlind Kalasë: "Bjeri legenit".

- Një stadium me rreth 200 tifozë, ku 30 ishin ultrasit miq. Megjithatë, ata ishin vetëm grupimi i organizuar, pasi edhe kuksianët që banojnë në Kamzë ishin të pranishëm në të gjithë sektorët e tjerë të tribunave, duke qëndruar bashkë me mbështetës­it kamzalinj.

- Çdo gjë ka shkuar mbarë, pasi shumica e tifozët njiheshin, gjë që u pa edhe nga shakatë që shkëmbenin. "Një herë që erdhët në stadium, na sollët borën", thoshin kamzalinjt­ë e vjetër, duke iu referuar motit të ftohtë dhe shiut.

- Bruno Arrabal u dëmtua në minutën e 22-të dhe iu desh që të merrte mjekim, por me gjyqtarin që nuk e ndali as lojën, braziliani ankohet tek arbitri i 4-t Klajdi Kola, duke i treguar syrin e gjakosur.

- Në minutën e 73-të i afrohet pankinës së Kukësit dhe Armando Cungu kishte në plan që ta stoponte, por kur e pa që ishte i zaptuar me baltë, u mënjanua. Kaq donin tifozët, që i drejtohen: "Kujdes se të bëri pis kostumin!"

- 25 minutat e fundit janë zhvilluar në kushte tejet të vështira, pasi terri zaptoi stadiumin prej motit të vranët dhe muzgut. Lojtarët hasnin

vështirësi që të shihnin edhe topin se nga vinte dhe ku shkonte. Në fundin e takimit, Kirev u rrëzua, në përpjekje të një topi të gjuajtur nga Çyrbja, i cili ishte larg.

- E.Frashëri ndërhyn ndaj Ethemit në të 54-ën dhe në rrëshqitje e sipër largon jo vetëm topin në rivënie anësore, por dëmton edhe flamurin e këndit.

- Qarri dhe Gjici u panë pranë njëri- tjetrit dje, duke ndjekur në paqe ndeshjen mes Kamzës dhe Kukësit.

- Mungesat e shumta te

Kukësi bënë që në stol të kishte vetëm 5 lojtarë dhe pas tri ndërrimeve, vetëm Maloku dhe Shafik mbetën pa minuta.

- Arrabal "sfidon" të ftohin. Braziliani ishte qethur qeros, por ky model flokësh nuk i solli fat.

- Gëzim Krasinqi luajti të parën ndeshje si titullar me Kukësin dje.

- Kur Kamza po bënte nxehmjen me përkatësin atletik, në fushë u pa presidenti Naim Qarri, i cili e ndoqi nga afër këtë proces.

 ??  ?? Kalaja duke sqaruar trajnerin, se nuk e fyeu Rexhinaldo­n
Kalaja duke sqaruar trajnerin, se nuk e fyeu Rexhinaldo­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania