Panorama Sport (Albania)

"E doja një gol të tretë, Çyrbja katalizato­r"

-

Armando Cungu e donte edhe një gol të tretë, megjithatë thekson se autogolat erdhën falë presionit të urdhëruar kryesisht nga Arbër Çyrbja. Gjatë intervistë­s së dhënë "SuperSport", Armando Cungu sqaroi ndërrimin e modulit, por edhe gjestin e shëmtuar me Rexhinaldo­n pas ndërrimit.

Cungu, e kishit menduar një fitore kaq të thjeshtë...? Ishim përgatitur për ndeshje të luftuar dhe të fortë. E theksova që në konferencë se Kamza ka një ekip simpatik dhe me kualitete, sikurse ka edhe një agresivite­t që i japin impuls tjetër ekipit. Gjithsesi, aq e lehtë nuk është se ishte, pasi golat erdhën falë presionit që erdhi sidomos nga krahu ynë i djathtë. Çyrbja meriton kompliment­e, pasi ishte katalizato­ri i sulmeve tona, por edhe për të gjithë djemtë. Pjesën e dytë ishte diçka tjetër. Natyrshëm kërkova që të ndryshoja situatën dhe lojën. Pra, po luanim për të ruajtur avantazhin dhe tentuam që të shfrytëzon­im kundërsulm­et për të gjetur golin e tretë.

Çfarë ndodhi me Rexhinaldo­n pas ndërrimit, pse e bëri atë gjest të shëmtuar?

Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, ishte vetëm një keqkuptim, diçka kalimtare. Nuk duhet të diskutohet. Sa i kënaqur jeni që keni ndërruar formacioni­n me tre mbrojtës?

Për sa i përket modulit, duke parë edhe mungesat jo të vogla, ishim pothuajse gjysmë ekipi, prandaj erdhi. Kërkova më shumë siguri mbrapa dhe ngjeshje. Lojtarët e ekipit të Kamzës kanë kualitet përpara dhe mund të na bënim dëm. Sistemi nuk është vetëm mbrojtës, por edhe shumë sulmues dhe elastik.

Pse nuk e kërkuat golin e tretë, çfarë mungon që skuadra nuk shënon dot? Do ta kisha dëshiruar 0- 3, por është e rëndësishm­e që ekipi di të menaxhojë lojën. Mund të kalohet në eufori dhe duhet të ishim seriozë. Një gol i Kamzës do të vinte në diskutim rezultatin.

Ku duhet të ndërhyni në merkaton e janarit?

Na vendosni shumë në vështirësi me këto pyetje. Do të thosha që jam i fokusuar te këta djem dhe për t'u marrë maksimumin. Ka vend për përmirësim. Nuk e di se sa mund të jenë efikase sepse janë të vështira. Edhe me grupin që jam do të luftojmë deri në fund. E kam theksuar se Kukësi nuk ka marrë atë që ka shprehur në fushën e lojës. Nuk është pak të mos luash në fushën tënde.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania