Panorama Sport (Albania)

"Autogolat i vuajnë lojtarët, na kushtoi nervozizmi"

-

Ernest Gjoka nuk e priste këtë humbje në "premierë". Trajneri gjatë deklaratës së dhënë për "Gol pas Goli" theksoi se skuadrën e ndëshkoi nervozizmi, por edhe ajo penallti e mohuar. "Ndiej keqardhje për këtë humbje dhe më shumë për futbollist­ët, sepse në këto raste janë ata që e vuajnë psikologji­kisht dhe shpirtëris­ht. Çfarë të mendoj unë për 11-metërshin? Ka më mirë se kaq? Ju na e bëni të lehtë punën. Ishim 0-0 në ato momente. Nëse do merrnim atë penallti, skuadra do kishte tjetër agresivite­t. Gjithsesi, arbitri e di. Mendoj se te skuadra u nxitua, por duhet të kuptojmë edhe këtë pjesë, pasi nuk është edhe aq kollaj që të jesh në vendin e fundit. Ndaj pati edhe nervozizëm. Megjithatë, na mbetet për detyrë që të punojmë shumë që të ndryshojmë këtë gjë. Me nerva nuk mund të shkojmë askund, por duhet t'i marrim hapat me radhë. Nuk ishim të qartë në momentet e golave. Kjo gjë duhet sqaruar sa më shpejt", u shpreh fillimisht tekniku kryeqyteta­s.

Grupi - Trajneri bëri edhe një analizë të gjendjes së grupit, ndërsa thekson se hapi i parë që duhet bërë është që të kalohet ngërçi psikologji­k dhe jo të mendohet për merkaton kur janë edhe 4 ndeshje për t'u luajtur deri në mbyllje të këtij viti kalendarik. "Kam gjetur një ekip, siç e dimë të gjithë, në fund të tabelës. Me disa lojtarë që kanë cilësi, por që duhej të ishin më lart. Sigurisht që objektivi është të merren pikët, sepse më pas çfarë vlere ka. Do jemi në kërkim të pikëve. Ky është një test për të gjithë ne, edhe për mua edhe për futbollist­ët. Sa më shumë pikë të marrësh, aq më i qetë je. Merkato? Çështja kryesore është të dalim nga ky ngërç. Për 4 javë, janë shumë pikë në lojë. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë tani dhe më pas të shohim çfarë do bëhet. Tani ky është objektivi për momentin. Kamza ka lojtarë në grup që për cilësinë që kanë nuk duhet të jenë në këtë pozicion në tabelë. Por duke humbur pikët gjatë javëve, sado cilësi të kesh brenda, humb rrjedhimis­ht qetësinë. Dhe ky është problemi i Kamzës", përfundoi Gjoka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania