Panorama Sport (Albania)

Cuculi, i sinqertë: Ishte penallti

-

Ardian Cuculi tregohet i sinqertë, pranon që e preku topin me dorë. Qendërmbro­jtësi i Kukësit, i cili në mungesë të Shametit mbajti edhe shiritin e kapitenit, gjatë intervistë­s së dhënë për emisionin "Gol pas Goli" të Vilma Mashës, deklaroi se arbitri gaboi.

Të pakalueshë­m edhe me 3 mbrojtës...

Ishim të detyruar të ndërronim skemë prej dëmtimeve. Ky modul është shumë ofensiv dhe falë përkushtim­it sot (dje) fitoi grupi.

Sa larg mund të shkojë ky Kukës deri në fund të 2018ës?

Është e vështirë, sepse nuk luajmë në shtëpinë tonë, por në këtë kampionat është dëshmuar se edhe i fundit mund të fitojë. Mund të kishim pak më shumë pikë, por në këto 4 ndeshje do kërkojmë të gjitha pikët.

E prekët topin me dorë në minutën e 27-të? Mendova se isha me duart shumë afër trupit, por ishte penallti. Duhet të jem i sinqertë, edhe pse arbitri gjykoi që nuk ishte. Edhe ai është njeri, por unë dua të jem i sinqertë. Partizani i 2014-ës apo ky Kukës është më i mirë? Ndoshta grupi ka qenë më i harmonizua­r atëherë, por futbollist­ë cilësorë ka edhe tani. Në 2014-ën ka qenë kampionati në një nivel shumë të mirë. Çdo ekip që ishte për kampion, kishte lojtarë kombëtares­h. Kukësi, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana. Plus edhe Laçi, që ishte shumë i fortë.

Dëshira më e madhe është të luani si qendër e majtë apo mbrojtës i majtë? Besoj se me eksperienc­ën që kam, më shumë i shërbej ekipit si mbrojtës qendre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania