Panorama Sport (Albania)

Tri ekipe për t’u mundur, ja “makthet” e Skënderbeu­t

Korçarët duan të hakmerren ndaj durrsakëve të ish-kapitenit

-

Laçi, Tirana dhe Teuta janë macet e zeza të Skënderbeu­t për këtë sezon. Dy ekipet e para kanë mundur t'i ndalin dy herë korçarët në këtë sezon. Pikërisht, ndaj këtyre tre ekipeve në pesë ndeshje të zhvilluara, Skënderbeu kampion në fuqi është treguar "i dobët", duke mos marrë më shumë se tri pikë mes tre barazimesh dhe dy humbjesh. Laçi fillimisht ka qenë ekipi që ndali korçarët në shtëpinë e vet në një barazim në stadiumin Skënderbeu të boshatisur si pasojë e dënimit që korçarët morën që në javën e parë të kampionati­t pas incidentev­e të shënuara nga tifozët në ndeshjen kundër Partizanit. Dy

javë më pas do të ishte Tirana që do të frenonte Skënderbeu­n e Orges Shehit në një tjetër barazim me rezultatin 1- 1, ndeshje kjo e luajtur po pa tifozë. Një javë më vonë, Teuta e Bledi Shkëmbit do t'i shkaktonte humbjen e parë, ndoshta

Skënderbeu­t më të shëmtuar të sezonit. Korçarët pas kësaj humbjeje ringrihen dhe madje arrijnë të marrin vendin e parë në renditje, por janë kurbinasit që i kthejnë me "këmbë në tokë". Laçi në ndeshjen e fazës së dytë fiton me rezultatin 2- 0 dhe Skënder- beu e sheh veten i dyti në renditje. Dy ndeshje distancë, në momentin kur korçarët kanë mundësinë të rikthehen sërish në komandë të kampionati­t, bardheblut­ë bëhen pengesë, duke frenuar kampionët në fuqi me rezultatin 1-1. Kjo pak a shumë është sit-

uata në lidhje me këta kundërshta­rë, ndërsa tani radhën e ka Teuta e Shkëmbit, ekipi që u shkaktoi humbjen e parë bardhekuqv­e. Do të jetë radha për hakmarrje dhe prishje të kësaj historie jopozitive?! Në Korçë të gjithë presin fitoren. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania