Panorama Sport (Albania)

Teuta Vrapi: Titulli? Të mendojmë një herë për Europën

-

Një goditje e Sherif Kallakut "paralizoi" skuadrën e Luftëtarit, duke u dhënë fitoren e radhës "djemve të detit". Skuadra sheh një rritje të vazhdueshm­e sa u përket rezultatev­e, duke krijuar një ecuri të shkëlqyer dhe pse sheh një ekip që pëson luhatje gjatë 90 minutave. Pjesë e stafit teknik dhe një meritë të padiskutue­shme ka dhe zëvendëstr­ajneri Endri Vrapi që për "Panorama Sport" flet për ndeshjen e javës së katërmbëdh­jetë dhe çfarë solli kjo fitore në ambientin durrsak. "Ishte një fitore shumë e nevojshme dhe shumë e domosdoshm­e për ne, për ecurinë tonë. Është pozitive që ruajmë trendin e fitoreve dhe mbi të gjitha treguam një karakter të fortë dhe nuk u dorëzuam për asnjë çast. Vijojmë të qëndrojmë në vendin e tretë dhe kemi ngushtuar dhe diferencat me kreun. Është shumë e vërtetë që pas shënimit të golit kundërshta­ri na vendosi në vështirësi dhe qëndroi para portës tonë", është shprehur Vrapi. Teuta është kthyer në një skuadër më cinike. Kënaqet me pikët dhe jo me lojën. Çfarë mendon vetë Endri Vrapi për këtë fakt? "Pikët janë ' mbreti' në futboll. Por, ne nuk mendojmë që duhet të fitojmë me cinizëm gjithmonë apo tani nuk do tregojmë asgjë të bukur, jo absolutish­t. Jemi këtu ku jemi, sepse e kemi merituar dhe e kemi treguar në fushën e lojës diçka të tillë. Pa dyshim që jo gjithmonë ke momente të mira dhe ndonjëherë skuadra sillet e tillë, por ne gjithmonë punojmë dhe hyjmë në fushën e lojës për të dhuruar një futboll të bukur dhe tërheqës sepse është mënyra më e mundshme për të marrë dhe pikët. Kampionati është ende i gjatë. E kemi thënë se ka pak diferenca dhe ndaj puna është akoma më e vështirë, por ne do tregojmë se sa vlejmë në fushën e lojës, siç kemi bërë deri tani", vazhdoi më tej Vrapi. Dy fjalë edhe për korçarët, kundërshta­rët e kësaj jave. "Skënderbeu është skuadra që ka dominuar kampionati­n në vitet e fundit dhe ka treguar cilësitë e saj gjithmonë si në ditët e saj të mira apo dhe të vështira. Ndoshta mund të jetë jo një moment i mirë, siç ju thoni, por diçka e tillë nuk na intereson dhe ne nuk nisemi aspak nga forma e tyre që kanë kaluar. Ne e respektojm­ë pa dyshim, por shkojmë në çdo takim për të fituar e për të treguar vlerat tona sepse e kemi treguar që jemi një ' kockë e fortë' për çdo kundërshta­r në kampionat. Çdokush ka të drejtën për të synuar majat dhe suksesin, ndryshe ç'vlerë do kishte gara. Gjithsesi ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe fjala ' titull' është ende larg", ka mbyllur Endri Vrapi. Anarildo Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania