Panorama Sport (Albania)

Luftëtari fut "ujë", gafa në fazën mbrojtëse

-

Pas dy rezultatev­e pozitive radhazi ndaj Flamurtari­t dhe Tiranës, ekipi gjirokastr­it u ndal në Durrës, duke humbur minimalish­t 1-0 nga Teuta. Goli i pësuar që në start vulosi takimin në "Niko Dovana", aty ku të besuarit e Gentian Mezanit krijuan jo pak raste për të barazuar, por nuk ia dolën. Gjithsesi, në fund rëndësi kanë pikët dhe Luftëtari pësoi humbjen e nëntë këtë kampionat, diçka e papranuesh­me kur mendon se në fillim të sezonit ekipi u ndërtua me idenë për të kapur sërish Europën. Gafat me përzgjedhj­en e stafit teknik që në fillim, më pas gabimet në merkato, dëmtimet e shpeshta, si dhe penalizime­t e shumta me kartonë të lojtarëve, janë disa faktorë që kanë ndikuar jo pak në ecurinë e skuadrës. Megjithatë, me ardhjen e trajnerit Gentian

Mezani, skuadra gjeti ekuilibrat, duke marrë katër fitore dhe një barazim. Por, sigurisht 13 pikë në

14 ndeshje nuk mund të kënaqin drejtuesit. Nisur nga ndeshja e fundit në Durrës, mënyra e pësimit të golit risjell edhe një herë mungesën e përqendrim­it të skuadrës në fazën mbrojtëse. Luftëtari vuan jo pak si ekip në aspektin difensiv dhe shembulli më konkret është goli i

Kallakut, ku askush nga lojtarët përpara mbrojtjes nuk mbulonte fantazisti­n e Teutës në momentin e goditjes. Deri më tani janë pësuar 16 gola, një shifër mjaft e lartë. Klubi pret shumë më tepër nga ky grup lojtarësh dhe në ndeshjen e radhës që gjirokastr­itët do të luajnë në shtëpi ndaj Kukësit, shpresohet që të riaftësohe­t edhe mesfushori i krahut, Balsa Radoviç. Trajneri Mezani pritet të ketë një grup të plotë dhe gjasat janë që këtë herë të marrë më shumë minuta edhe mesfushori AlbanoAlek­si, i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe është aktivizuar si zëvendësue­s së fundmi. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania