Panorama Sport (Albania)

Dënimet e Lushnjës, Tushe gjobit firmën private

Kryebashki­aku ndëshkon policinë private për problemet e sigurisë në stadium

-

Kishte grumbullua­r vetëm 8 pikë në tetë ndeshjet e para, ndërsa në dy takimet e fundit merr gjashtë pikë të plota. Lushnja ka gjetur hapin e plotë dhe nuk është më një skuadër barazimesh. Madje, pas fitoreve minimale, ndaj Orikumit dhe Pogradecit, skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla korri një fitore sperktakol­are, 3-0, ndaj Tomorit. Peshat e rënda në skuadër, mesfushorë­t qendrorë, Ledjan Taullau e Okeljan Baze, shënuan golat e parë sezonalë. Ndërsa kapiteni Sefa shkoi në kuotën e katër golave. Lushnja ndan vendin e pesë dhe të gjashtë me Orikun. Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta, fitore, barazime, humbje dhe golavarazh të njëjtë. Këtë të shtunë është përballja direkte në bregdet. PROBLEMATI­KA

Skuadra e Lushnjës fitoi ndeshjen e dytë radhazi pa praninë e publikut në "Roza Haxhiu". Kanë mbetur për t'u luajtur edhe dy ndeshje të tjera me dyer të mbyllura. Burime nga Bashkia e Lushnjës thanë për gazetën "Panorama Sport" se në lidhje me këtë dënim të gjatë ( katër javë pa tifozë), kryebashki­aku-president Fatos Tushe ka gjobitur me 300 mijë lekë të vjetër firmën private "Nazeri 2000", e cila është nën kontratë për sigurinë në ambientet e brendshme të stadiumit. Për muajt nëntor dhe dhjetor Lushnja nuk do të mbledhë asnjë të ardhur. Ndërkohë, të njëjtat burime thanë se të ardhurat nga biletat e stadiumit parashikoh­eshin për vitin 2018 në vlerën 31 milionë lekëve të vjetër. Një shifër e miratuar nga Asambleja e Përgjithsh­me e Aksionerëv­e (Këshilli Bashkiak), por tejet e ekzagjerua­r. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania