Panorama Sport (Albania)

Ndërrimet, Gatuzo debat me Salvinin pas ndeshjes

"Krenar për Milanin, për Ibrën mendojnë Leo dhe Maldini"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gatuzo afrua shumë fitores duke rrezikuar të dilte nga "Olimpico" me pikë të plota, teksa Milani i tij i ngjason më shumë një qendre ndihmash të Kryqit të kuq. Misioni dukej i kryer falë golit të Kesit, por bardhekalt­rit nuk u dorëzuan dhe kapën barazimin. Duke folur pas ndeshjes, Xhenaro Gatuzo u shpreh: "Bëmë një ndeshje pozitive dhe u sollëm shumë mirë. Nuk ishte e lehtë sepse luajtëm me shumë futbollist­ë që në mos në role, nuk ishin në pozicionet e tyre. Përfitoj që të falënderoj dhe kompliment­oj skuadrën. Jemi me probleme për shkak të dëmtimeve, por nuk mund të qurravitem­i. Kur duheshin më pak se dy minuta nga fundi kishim në dorë një arritje të madhe, mëkat që shkoi kështu. Nuk kemi kohë për pendesa, ndaj të kryqëzojmë gishtat e të shpresojmë në riaftësimi­n e ndonjë futbollist­i". Nuk ka kohë për justifikim­e, e aq më pak për të menduar për një pikë të marrë në një fushë ku çdo ekip vuan. "Paraqitja ndaj Lacios nuk mund të zhvlerësoh­et nga rezultati. Ky barazim duhet të jetë një pikënisje, sepse skuadra luajti mirë dhe me karakter. E dini të gjithë çfarë kemi hequr në javët e fundit, por rënia fizike e minutave të fundit është normale për një grup ku luajnë gjithnjë të njëjtët", sqaroi trajneri kuqezi.

AFËRSI - Përveç skuadrës, Gatuzos i jep kënaqësi dhe afërsia e shfaqur nga drejtuesit, veçanërish­t nga Maldini dhe Leonardo. Dyshja, edhe dje e pranishme në "Olimpico", është gjithmonë e më shumë pranë ekipit dhe trajnerit, i cili u shpreh: "Mund të them vetëm se më kanë qëndruar shumë pranë edhe në momentet më të vështira të Milanit. Ata janë gjithnjë aty

iu

për mua, lojtarët, çdo ditë madje. Nëse kemi shfaqur rritje, meritat u takojnë edhe atyre. Diskutime dhe debate do të ketë, por janë pjesë e punës dhe për të mirën e të gjithëve".

KAPITULLI "IBRA" - Para apo pas ndeshjes nuk ka rëndësi, kuriozitet­i i madh lidhet gjithmonë me të ardhmen e Zlatan Ibrahimovi­çit. "Çfarë prisni t'ju them? Të shohim. Duhen edhe tetë javë nga hapja

e merkatos, ndaj në këto çaste mendoj se është më mirë të përqendroh­emi te puna në stërvitje dhe tek ato që duhen bërë në fushë. Për këto çështje mendojnë Maldini dhe Leonardo, unë duhet të hedh në fushë skuadrën më të mirë të mundshme", përfundoi Gatuzo.

POLITIKË - Një përgjigje e Gatuzos erdhi edhe për ministrin Salvini që e kritikoi pas ndeshjes për zëvendësim­et.

"Salvini ankohet për ndërrimet? Unë nuk flas për politikë se nuk e kuptoj, por ministrin e këshilloj të mendojë për politikë sepse me gjithë problemet që ka Italia, nëse zëvendëskr­yeministri fillon mendon për futboll, atëherë e kemi keq punën. Jemi një vend i çuditshëm. Ministri ankohet për zëvendësim­et. Në fillim ankohej për Higuain, pastaj biletat në derbi, ankesa po i bëhen ves".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania