Panorama Sport (Albania)

Sarri Inter, ja si ndalet Totenhemi

"Kujdes ' e para". Spaleti kishte edhe "spiunë" në Londër

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Duhen bllokuar në 30 minutat e para". Sot stërvit Çelsin, por mbetet italian. Mauricio Sarri i ka dhënë disa këshilla Interit nga mikrofonat e "Sky Sport Italia" në prag të ndeshjes së zikaltërve në Champions kundër Totenhemit. Ish-trajneri i Napolit pësoi humbjen e parë në kampionat të shtunën në "Wembley" (3-1: gola të Kejn, Ali e Son; Zhiru për Çelsin) kundër "Spërsave". Ishte vetëm rezultati i parë negativ në 13 ndeshje për trajnerin toskan në stolin e bluve dhe ndoshta këtu ka lindur ideja e Sarrit për të "spiunuar" rivalinw

E PARA - Interi do të luajë në impiantin londinez mbrëmjen e së mërkurës (ora 21:00) në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve. Ja situata deri tani në Grupin B: Barcelona kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Interi me 7, Totenhemi 4 pikë dhe PSV 1 pikë: pra, një humbje e zikaltërve do e linte ende të hapur çështjen e kualifikim­it. "Është e rëndësishm­e që Interi t'i bllokojë në 30 minutat e para, - vijoi Sarri, - pasi është faza kur ata janë më të rrezikshëm. Gjithashtu, zikaltrit duhet të shmangin humbjen e topit në gjysmëfush­ën e tyre, sepse kur vjen puna te kundërsulm­et, Totenhemi është një nga skuadrat më efektive në Europë". Për më tepër të dyja skuadrat i drejtohen sfidës pasi në fundjavë fituan secila me tre gola të shënuar: 3-1, pra, Totenhemi; 3-0 Interi në "San Siro" kundër Frozinones ( por edhe PSV: 3- 0 kundër Herenven). Keita u pa në versionin "goleador" (dopietë për senegalezi­n), Lautaro shënoi sërish ( goli i dytë në katër prezenca) dhe Politano mrekulloi tifozët dhe trajnerin Spaleti. Perisiç, Vesino e Ikardi (për kapitenin vetëm 15'

lojë) mundën të pushojnë pas angazhimev­e me kombëtaret respektive përpara një cikli vërtet të tmerrshëm: pas Totenhemit, vijnë përballjet me Romën e Juven...

"SPIUNË" NË LONDËR - Një ndeshje, pra, thelbësore, ajo kundër "Spërsave": një pikë do u garantonte

zikaltërve kualifikim­i në 1‹8at e kompeticio­nit. Ndaj, Luçiano Spaleti nuk ka dashur t'i lërë asgjë rastësisë (pavarësish­t "ideve" të marra nga Sarri): sipas një raportimi të bërë dje nga e përditshmj­a "Gazzetta dello Sport", trajneri interist ka dërguar dy asistentët e tij teknikë Daniele Baldini e Alesandro Pane në "W embley" për të ndjekur sfidën e fituar në fund nga Totenhemi kundër Çelsit, të cilët, duke u bazuar te rezultati, nuk do kenë pasur fytyra të lumtura gjatë raportimit. Interi është i paralajmër­uar: në Londër, veçanërish­t mbrojtja, nuk do ketë punë të lehtë.

 ??  ?? Luçiano Spaleti (trajneri i Interit) dhe Mauricio Sarri (i Çelsit) gjatë përballjes së fundit këtë korrik në turneun 'ICC'
Luçiano Spaleti (trajneri i Interit) dhe Mauricio Sarri (i Çelsit) gjatë përballjes së fundit këtë korrik në turneun 'ICC'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania