Panorama Sport (Albania)

Zbardhet raporti, si Ramos injoroi mjekun

Kapiteni i Realit nuk iu bind urdhrave të përgjegjës­it

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një tjetër kapitull në skandalin që ka përfshirë kapitenin e Realit të Madridit, Serxho Ramos, në shkeljen e rregullore­s gjatë kryerjes së kontrollev­e antidoping. Këtë herë gazeta gjermane "Der Spiegel" ka shkuar më tej me një tjetër publikim. Këtë herë është raporti i mjekut përgjegjës për testin antidoping pas ndeshjes me Malagën, i cili nxjerr blof deklaratën e Ramosit. Mjeku që ishte përgjegjës për të bërë kontrollin e antidoping­ut të Ramosit ka mbajtur raport dhe ka përgënjesh­truar atë që tha kapiteni i Realit një ditë më parë pas humbjes me Eibarin. Ramos tha se personi që ishte përgjegjës e kishte lejuar që të bënte një dush.

Raporti- "Futbollist­i Serxho Ramos më pyeti nëse mund të bënte një dush përpara se të kryente analizën e urinës, për faktin se ekipi ishte duke e pritur në autobus për rikthimin në Madrid. Unë i thashë se rregullorj­a e AEPSAD (Agjencia Spanjolle e Antidoping­ut) nuk e lejonte diçka të tillë dhe ai nuk mund të bënte dush. Por sportisti nuk u tregua korrekt dhe bashkë me mjekun e Realit të Madridit më thanë se në ndeshjet e UEFA-s, mjekët i lejojnë që të bëjnë dush dhe kjo gjë duhet të ndodhte edhe në La Liga. U përgjigjja që unë këtë gjë nuk e dija (që të lejojnë të bësh dush përpara testit të andidoping­ut në kampionat) dhe nëse kishte ndodhur, diçka që nuk e besoja, sërish unë nuk e lejoja. Lojtari nuk iu bind urdhrave të mia dhe u fut në dushin e sallës së kontrollit të stadiumit Malaga CF. Bëri dush në prezencën time. Por unë e informova që këtë gjë do ta reflektoja në dokumentin tim, i cili tha se nuk i interesont­e", shkruhet në raportin e mjekut prezent për të kryer kontrollin e antidoping­ut të Serxho Ramosit.

Rregullorj­a- Në të njëjtin dokument që publikohet nga gazeta "Der Spiegel", tregohet edhe një herë tjetër rregullorj­a e kontrollev­e të antidoping­ut, në të cilën thuhet se futbollist­ët nuk duhet të bëjnë dush dhe nuk duhet të lahen përpara një

kontrolli antidoping. "Në artikullin 77.2 të rregullore­s thuhet se në rastin kur një lojtar është i sinjalizua­r për të bërë kontrollet antidoping duhet të shoqërohet nga mjeku përkatës dhe ky i fundit duhet ta ndalojë të shkojë në tualet, të lahet apo të urinojë", shkruhet në rregullore.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të mjekut për kontrollin antidoping
Faksimile e raportit të mjekut për kontrollin antidoping

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania