Panorama Sport (Albania)

Arsenali s'ndalet, fiton dhe i bën presion Çelsit

Vuan me Bornmëthin, londinezët 1 pikë larg Champions-it

-

Një fitore me peshë për Arsenalin. Për arsyen se Bornmëthi në shtëpi kishte humbur vetëm një ndeshje dhe për faktin se është një nga skuadrat më të befasishme të kampionati­t anglez. Pavarësish­t humbjes, e bënë Arsenalin të vuante jo pak. Por, në fund "Topçinjtë" ia dolën të merrnin 3 pikët dhe të firmosnin rezultatin e 17-të radhazi pozitiv. Që do të thotë se pas dy humbjeve të para në kampionat, Arsenali nuk ka humbur më. Dhe për këtë fakt, ata janë në një zonë të rëndësishm­e të renditjes: vetëm 1 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Çelsi dhe do të luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve, i cili është objektivi kryesor i kampionati­t. Në një kampionat ku në nivelet e larta luhet futboll i frikshëm (imagjinoni që Çelsi humbi për herë të parë pas kësaj jave dhe është -7 pikë nga vendi i parë), Emeri duhet të kënaqet me pak.

NDESHJA- Bornmëthi tregon gjithmonë se ka dëshirë të prodhojë lojë dhe të kontrolloj­ë topin. Shënojnë që në minutën e shtatë të ndeshjes, por anulohet për shkak të një pozicioni jashtë loje të Bruks. Arsenali e ka të vështirë të kapë ritmin edhe pse në fakt i shkon shumë pranë golit me një goditje të Torreiras nga larg, i cili godet shtyllën. Si gjithmonë vendësit këmbënguli­n, por për çudi e shohin veten në disavantaz­h. Janë të pafat, pasi Lerma shënon një autogol pas krosimit të Kolashinac. Bornmëthi ka besim dhe nuk dorëzohet duke shtuar ritmin. Dhe falë këmbëngulj­es gjen golin e barazimit me një kundërsulm, të cilin e finalizon në mënyrë të mrekullues­hme King. Një barazim në frymën e fundit në pjesën e parë.

OBAMEJANG- Në pjesën e dytë janë zotët e shtëpisë që e nisin më mirë, por Arsenali në fund merr 3 pikët. "Topçinjtë" duan patjetër fitoren dhe fillojnë të luajnë më shpejt. Kjo gjë i jep frytet kur Kolashinac avancon mjaft mirë nga e majta dhe hedh një top në zonë. Obamejang e shtyn në rrjetë dhe nuk gabon nga ai pozicion. Mjafton ky gol që Arsenali të sigurojë fitoren. Edhe pse shënuan, sërish rrezikuan në fund kur Lerma godet shtyllën 5 minuta nga fundi i ndeshjes. Tani Arsenali e sheh veten vetëm 1 pikë nga zona Champions.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania