Panorama Sport (Albania)

Lojtarët kundër Kovaçit, Benfika shansi i fundit

Nëse s'fiton nesër në Champions, shkarkohet

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Niko Kovaç është më shumë i sh karkuar sesa trajner i Bajernit në këto orë të vështira për kampionët e Gjermanisë. Barazimi dramatik 3:3 kundër Fortuna Dyseldorfi­t në shtëpi të shtunën dhe mënyra sesi ky rezultat erdhi, me skuadrën që kryesonte fillimisht 2-0 dhe pastaj 3-1, e ka vendosur seriozisht në dyshim të ardhmen e kroatit në "Allianz Arena". I vetmi lojtar që u shpëtoi kritikave ishte Tomas Myler, me dopietën e tij të parë që prej muajit janar. "Sport Bild" zbulon se pas ndeshjes, shumë prej lojtarëve kanë ngritur zërin kundër trajnerit në dhomat e zhveshjes. Nëse nuk fiton ndeshjen e nesërme në Champions kundër Benfikës, ajo do të jetë e fundit për 47-vjeçarin në stolin e bavarezëve dhe kjo tashmë është e konfirmuar edhe prej presidenti­t Hënes, i cili nuk dha garanci nëse ish-trajneri i Frankfurti­t do të ishte në pankinë edhe në ndeshjen e fundjavës në Bundesligë kundër Verder Bremenit. I pyetur nëse skuadra qëndron pas trajnerit pas kësaj ndeshjeje, Leon Gorecka dha këtë përgjigje: "Këtë nuk mund ta them". Por, kapiteni Manuel Nojer është nga ata që po lufton ende për trajnerin e tij: "Nëse do të kishim zbatuar atë që trajneri na kërkoi, atëherë do të kishim fituar 5-0". Në krah i ka dalë edhe David Alaba: "Kush e ka parë ndeshjen, e di që trajneri nuk ka aspak faj. Golat që pësuam, ishin shumë të hidhur. Nuk është ai fajtori". Pyetja që ngrihet është përse futbollist­ët nuk zbatojnë kërkesat e teknikut? Kovaç ishte shumë i zemëruar për këtë gjë. Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, ai tha: "Ju nuk mund ta imagjinoni sesi ndihem unë brenda meje. Pashë edhe njëherë golat. Si gjithnjë, vijnë prej gabimeve individual­e. Asnjë trajner në botë nuk mund t'i parandaloj­ë ato". Mbështetje publike vjen edhe nga drejtori sportiv i Frankfurti­t, Fredi Bobiç: "Asnjë trajner në botë nuk mund t'i shmangë golat që po pëson Bajerni. Nuk mendoj se problemi i tyre është vetëm Niko Kovaç". Në orën 18:59 trajneri la i heshtur stadiumin, i shoqëruar nga vëllai Robert, i ndërgjegjs­hëm se nëse nesër nuk fitohet ndeshja në shtëpi kundër portugezëv­e, atëherë ai pritet t'i japë lamtumirën stolit të Bajernit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania