Panorama Sport (Albania)

inalja sht het sërish, o a ër oi fitoren në tavolinë

esër do të merret vendimi nga d presidentë­t

-

Finalja e Kupës Libertador­es nuk duket se ka ndërmend të luhet. Pas skenave të dhunshme të së shtunës, "CONMEBOL" (Konfederat­a e Amerikës së Jugut), ka nënvizuar dje se sfida do të shtyhej sërish për një datë të pacaktuar, ndonëse ishte parashikua­r të luhej dje në orën 21:00 (shqiptare): "ndeshja është shtyrë, sepse nuk ka një barazi për sa u përket kushteve të skuadrave", u shpreh Alehandro Dominguez, presidenti i "CONMEBOL"-it. Në orët e kaluara, Boka Junjors kishte përhapur një komunikatë zyrtare, në të cilën theksonte se nuk kishte ndërmend që të zbriste në fushë, të firmosur nga futbollist­ët dhe stafi teknik i skuadrës, duke iu referuar dhe mbështetur fort mbi diagnozat e stafit mjekësor të skuadrës dhe atij të spitalit në Buenos Aires, që analizoi gjendjen e disa prej futbollist­ëve që dolën me probleme, pas sulmit me gurë dhe gaz lotsjellës ndaj autobusit të tyre, përpara hyrjes në parkimin e stadiumit të River Plejtit, "Monumental". Artikulli 18 - Reklamimi i Bokas u pranua pjesërisht, por për këtë arsye u shty edhe për më vonë, pavarësish­t një paracaktim­i se ndeshja do të luhej vetëm 24 orë më vonë. Gjithsesi, finalja do të zhvillohet, ndonëse vetë Boka, duke parë me të gjithë terrorin që u përball, kishte kërkuar edhe fitoren në tavolinë të ndeshjes dhe rrjedhimis­ht edhe trofeun, duke iu apeluar artikullit 18 të "CONMEBOL"-it, sipas të cilit "nëse një klub nuk është i aftë që të organizojë në mënyrë paqësore një ndeshje, humb në tavolinë takimin". Por, duke qenë se edhe kërkesa për shtyrje është pranuar pjesërisht, edhe ky artikull nuk u pranua të zbatohej dhe Riveri ta humbte takimin në tavolinë. Në kërkesën e Bokas nënvizohej se kapiteni i skuadrës, Pablo Perez, falë sulmit të vuajtur, ka pësuar një humbje të qartë të shikimit, i shkaktuar nga një ulcera, që është provokuar nga sasia e madhe e gazit lotsjellës të thithur.

Ndoshta pas dy javësh? - Presidentë­t e Bokas dhe Riverit do të jenë sy më sy në Asunsion, të martën (nesër) në mëngjes për të vendosur bashkërish­t edhe datën e mundshme të zhvillimit të finales së kthimit në "Monumental" (e para përfundoi në barazim 2- 2). Dhe sipas zërave të parë që vijnë nga Argjentina, data e mundshme ku mund të luhet mund të jetë 8 dhjetori.

 ??  ?? Trofeu i Kupës Libertador­es u largua me taksi nga stadiumi
Trofeu i Kupës Libertador­es u largua me taksi nga stadiumi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania