Panorama Sport (Albania)

Milani e bën dramë, Strakosha fenomenal

Kesi i jep shpresë "Djallit", Korrea barazon në frymën e fundit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në minutën e 49-të të pjesë së dytë, Kor rea nuk lejon parakalimi­n e Milanit ndaj Lacios në renditje, teksa 16 minuta më parë, goli i Kesit, i kishte dhënë një Milani të "fashuar" një biletë për trenin Champions. Barazimi që mbyll ndeshjen mban bardhekalt­rit në vendin e katërt, mbase edhe me meritë duke parë atë që skuadra e Inzagit ndërtoi dje.

EKUILIBËR - Inzagi e nis përballjen me Badelj në regji në vend të Leivas, ndërsa Uollas i rrëmben formacioni­n Felipes. Në mesfushë Marusiç, teksa në sulm dyshja Alberto-Imobile. Gatuzo nuk ka kaq larmi zgjedhjesh dhe vendos t'u besojë lojtarëve në dispozicio­n. Lacio e nis me këmbën te gazi dhe rrezikon menjëherë me Saviç e pak minuta më pas me Imobilen. Milani reagon vetëm pas minutës së 15-të, kur Çalhanoglu godet fort, por Strakosha vendos dorezat në trajektore­n e turkut dhe sfera përfundon në shtyllë. Bardhekalt­rit menaxhojnë lojën dhe minutën e 30të kalojnë në avantazh, por goli i Saviç anulohet me të drejtë për pozicion jashtë loje të asistuesit, Luis Alberto. Momentet e fundit të fraksionit të parë janë një monolog lacial, me Donarumën që i duhet të ndërhyjë respektivi­sht ndaj Imobiles, Parolos dhe Saviçit.

KESI-KORREA - Pjesa e dytë nis me sulmet e Lacios, teksa Milani pret momentin për të goditur. As 120 sekonda lojë dhe spanjolli Alberto godet fluturimth­i, por Donaruma ndërhyn sërish. Një minutë më pas Kesi mban me forcë Parolon në zonë, por për Bantin nuk ka penallti. Për të parë një tentativë kuqezi duhet pritur minuta e dhjetë me Borinin që teston reflekset e Strakoshës. Inzagi nuhat vështirësi­të e "Djallit" dhe urdhëron manovrën në gjerësinë e fushës, por rreziqet përsëri vijnë nga prekjet e dyshimta

në zonë. Këtë herë Bakajoko duket sikur prek topin, por përsëri nuk ka asnjë dyshim për arbitrin. Lacio bën dy ndryshime për të ngritur ritmin, por është Milani ai që përfiton. Suso dërgon një top vertikalis­ht në thellësi për Kalabrian, i cili shërben për Kesin. Afrikani godet dhe topi përfundon pas shpinës së Strakoshës pas devijimit të Uollas. Gjyqtari kërkon ndihmën e teknologji­së, e cila konfirmon

se nuk ka pozicion jashtë loje të Kalabrias dhe se pozicioni i Kutrones në momentin e ekzekutimi­t nuk i prish punë portierit shqiptar të Lacios.

FINALE TENSIONI - Vendësit nuk pajtohen me rezultatin dhe Inzagi shton kilogramët në vijën e parë me futjen e Kaisedos në vend të një mbrojtësi si Radu. Pas një pritjeje tjetër të Donarumës ndaj Imobiles, sfida hyn në

kohën shtesë, me kuqezinjtë që duket se do të marrin tri pikë falë cinizmit të tyre, por edhe pasaktësis­ë laciale. Në minutën e katërt shtesë, Korrea kontrollon një top nga jashtë zone dhe mposht gardianin e Milanit. Festa vendëse shoqërohet me përjashtim­in e Inzagit për protesta. Në të 98ën Banti sinjalizon përfundimi­n e takimit, me ekipet që mes pengjesh reciproke ndajnë nga një pikë të merituar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania