Panorama Sport (Albania)

Shiu “ngujon” Luftëtarin, stërvitje në pallatin e sportit

Mezani i qetë, asnjë mungesë ndaj Kukësit

-

Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar ditët e fundit qytetin e Gjirokastr­ës dhe kjo ka kushtëzuar jo pak përgatitje­t e Luftëtarit. Nëse gjatë së hënës skuadra e përballoi motin e keq, duke kryer një seancë në fushën me bar artificial, dje ka qenë e pamundur të ndodhte, pasi shiu thuajse nuk ka pushuar gjatë gjithë ditës, me reshje që kanë pasur intensitet të lartë. Në këto kushte, duke parë që moti nuk po përmirësoh­ej, stafi teknik i Luftëtarit vendosi që stërvitja e së martës të kryhej në pallatin e sportit, pikërisht në sallën e lojërave me dorë. Trajneri Gentian Mezani ka shfrytëzua­r parketin për të stërvitur ekipin, në mënyrë që lojtarët të mbajnë ritmin. Skuadra ka punuar e ndarë në grupe, duke zhvilluar më tepër kuadrate dhe vrapime të shkurtra brenda hapësirës që të lejon Pallati i Sportit, që ndodhet pak metra larg stadiumit "Gjirokastr­a". Sot, duke shpresuar edhe te përmirësim­i i motit, skuadra pritet të rikthehet në kompleksin "Fusha e Vjetër", që është me bar artificial. Në këtë periudhë, ekipi ka kryer përgatitje edhe në fushën me bar natyral, "Lefter Millo", që ndodhet në fshatin Dervician të Dropullit. Për ndeshjen e së shtunës që Luftëtari do të luajë kundër Çast nga stërvitja e djeshme e Luftëtarit

Kukësit, stafi teknik ka të gatshëm të gjithë lojtarët. Edhe mesfushori malazez, Balsa Radoviç, e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe pritet të aktivizohe­t ndaj Kukësit. Gjasat janë që në këtë takim të rikthehet si titullar Albano Aleksi, i cili ka rifituar formën pas dëmtimit në gju. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania