Panorama Sport (Albania)

Alegri beson: Mund ta fitojmë!

"Me këtë skuadër shpresoj që ky turne sivjet të jetë suksesi im më i madh"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi është zyrtar isht në 1/8-at e Cham pions-it dhe ndoshta, duke fituar me Jang Bojsat, do ta mbyllin edhe në vend të parë. Masimilian­o Alegri është parë shumë i lumtur pas paraqitjes me Valencian, por beson se ndoshta ky është viti i duhur për trofeun. "Juventusi bëri një ndeshje të mirë, përballë një prej skuadrave me mbrojtjen më të fortë në qarkullim. Në pjesën e dytë, ishim edhe më agresivë dhe skuadra më pëlqeu, ndonëse ka sërish situata të lojës që mund t'i shfrytëzoj­më edhe më mirë. Nuk ishte e lehtë, por e rëndësishm­e është që jemi të kualifikua­r edhe pse objektivi është ta mbyllim të parët, - nënvizon trajneri 51-vjeçar, që më pas shton. - Nëntë kualifikim­e në 1/ 8- at radhazi? Shpresoj që Champions-i të jetë kompeticio­ni që do t'i shtohet kurrikulum­it tim. Kam besim se sivjet këta djem, kjo skuadër, mund të më dhurojnë trofeun. Mendoj se gjithçka kemi arritur deri në këtë pjesë të sezonit e kemi merituar, por unë jam i bindur se mund të bëjmë edhe shumë më shumë se kaq. Manxukiç? Fillimisht dua të përshëndes tifozët tanë, që i dhuruan një atmosferë shumë të bukur Xhanluka Vialit. Ishin fantastikë dhe besoj se e meriton Xhanluka. Ndërsa, për sa i përket Manxukiçit, çfarë mund të them... Mario shënon sivjet edhe falë Ronaldos. Kristiano ka rritur nivelin e të gjithë skuadrës sonë dhe përveçse me cilësi fantastike, ai është një garanci për të gjithë ne në nivelin psikologji­k, aspekti që bën diferencën në këtë kompeticio­n. Pse vetëm dy zëvendësim­e? Kisha 3 qendërmbro­jtës në pankinë. Vendosa të hedh Duglas Kostën në vend të Dibalës, sepse në fund mendova se do ta na nevojitej më shumë mbulim. Pastaj, humba Aleks Sandro për një problem fizik dhe nuk e dija sesi mund të shkonte deri në fund. Gjithsesi, me një zëvendësim të kursye, i kurseve energji një prej lojtarëve të mi të stoli ( qesh)... Bernardesk­i gati? Shpresoj se do të jetë me ne ndaj Fiorentinë­s. Do të rikthehet De Shiljo, por fatkeqësis­ht nuk kam sinjale të mira nga Khedira dhe Emre Xhan, që janë ende larg formës së tyre".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania