Panorama Sport (Albania)

Juvja të fut frikën, Bajerni “fluturon” me Robenin

Portugezi shërben, ndërsa kroati vulos fitoren e radhës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Reali “pushton” Romën, Solari përjashton Iskon

Brenda një stadiumi që këndon i mallëngjye­r emrin e Xhanluka Vialit, Juventusi i jep një vrull të fortë marshimit të tij europian, duke prerë biletën e kualifikim­it, edhe pse zyrtarizim­i i vendit të parë kalon akoma nga ndeshja e fundit me Jang Bojsat. Fitorja 1-0 kundër Valencias vjen pas një ndeshjeje të luajtur me gjysmën e gazit shkelur dhe konfirmon mbi të gjitha se suksesi kalon gjithmonë e më shpesh nga aksi Ronaldo- Manxukiç. Kroati, autor i golit të fitores, është ndoshta ai që po dëfrehet më shumë në këtë epokë të re që ka vendosur të nisë Juventusi. Mario shfrytëzon në maksimum hapësirat që i lejon Ronaldo, madje shfrytëzon dhe shijon edhe krosimet e pasimet që i vijnë nga jashtëtokë­sori. Dhe pikërisht nga një driblim mahnitës dhe një pasim i fortë në qendër të zonës së vogël të portierit nga Ronaldo vjen edhe devijimi i Manxukiçit që dhuron fitoren dhe 1/8-at.

NDESHJA - Në pjesën e parë, Ronaldo merr shpesh në shënjestër portën rivale dhe si gjithmonë kërkon goditjen nga e majta. Kështu, është më tepër i rrezikshëm sesa kur në anësore thith si me magnet gjithmonë dy ose tre valencianë. Edhe Dibala është në një moment psiko-fizik fantastik, pasi mbron topin me thikën mes dhëmbëve dhe shpërndan lojën në mënyrë spektakola­re. Falë lojtarëve të klasit që kanë në sulm, Juventusi nga është të gjitha i paparashik­ueshëm anët, sepse edhe kjo trio, Ronaldo-Manxukiç-Dibala ndërrojnë pozicionet mes tyre shumë pika referimi, shpesh por dhe rasti nuk më i japin rrezikshëm për në minutën e 41-të: Bonuçi liron me thembër për Kanselon që hyn në zonë, por tenton një goditje Kalla kuarezma ndersa Ronald o acarohet teksa pretendon pasimin për të goditur në rrjetë. Gjithsesi, në pjesën e dytë Alegri e kupton se për të fituar ndeshjen nevojiten më shumë driblime në sulm dhe hedh Kuadradon, i cili frikëson edhe eValencias.është gjithmonë ai: Ronaldo... në të 59- ën, portugezi shërbehet

në zonë, driblon nga vendi, duke lënë të palëvizur dy mbrojtës dhe pason tokazi për Manxukiçin që depoziton në rrjetë. Madje, kroati, por edhe CR7 mund të kishin festuar edhe gola të tjerë, por ish-juventini Neto i ndalon të dy me dy pritje fantastike, ndërsa Valencia, në pjesën e dytë festoi më kot, por për një gol të anuluar me të drejtë pas një bërryli të Dikhabit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania