Panorama Sport (Albania)

Partizani ndëshkon Hoxhën, “përçahen” ikonat e kuqe

Bajko, Beqaj dhe Lekbello pro trajnerit, Duro dhe Nallbani kundër

- FQ. 4-5

Halili: Nuk ka më kohë, dua fitore me Partizanin Leksione nga familja, Sulejman Mema: Ardi do ta ngrejë Tiranën “Gropat” në mbrojtje, bardheblut­ë manovra me prozhektor­ë

Skënder Gega beson se edhe këtë herë do të jetë radha e Partizanit për të fituar në derbin me Tiranën. Trajneri i të kuqve është shumë optimist dhe rendit arsyet se pse skuadra që drejton është më mirë se bardheblut­ë. I përgatitur për pyetjet në lidhje me arrestimin e kapitenit Alban Hoxha i kapur nga policia i dehur në timon dhe nervozizmi­n e shpeshtë të Lorenc Trashit, trajneri është i qetë dhe i qartë në vendimet e tij. *Albani nuk besoj se do të luajë në derbi+, ishte ndër të tjera fjalia që shqiptoi dje Gega në konferencë­n për shtyp përpara derbit që do të luhet nesër. Trajneri flet edhe për nervozizmi­n e Trashit dhe tregon argumentet se pse Partizani do fitojë ndaj Tiranës.

Jeni munduar të krijoni një grup dhe të ruani harmoninë, por shpeshherë, gjithçka prishet nga ndodhira të pakëndshme siç ishte rasti i fundit i kapitenit Alban Hoxha. Si e komentoni?

/shtë e vërtetë që gjërat kanë funksionua­r shumë mirë, në raste të veçanta ka pasur diçka që është bërë mediatike dhe na ka penguar deri diku në ecurinë tonë. Për mua ka qenë më shumë shqetësim dëmtimi i Albanit, sepse u bë hera e dytë që nuk është i pranishëm në fushë. Para derbit e doja të ishte 100 për qind fizikisht dhe aktiv në fushë, aq më tepër që është kapiten. Por, fatkeqësis­ht gjërat kanë ndodhur dhe si qytetar duhet t3i marrim pak më gjerë dhe është normale që dikush, secili nga ne që kemi në krah, e ka tejkaluar në moment të veçantë një gotë. Por, si sportist nuk mendoj se do të ishte me vend kjo gjë.

A do të luajë Hoxha në derbi?

Albani nuk besoj se do të luajë, përtej ligjit që çdokush të jetë i barabartë para tij, si qytetar, trajner a lojtar. Besoj se mungesa e tij, mosprania në stërvitje për kaq kohë, gjendja jo në 100 për qind, nuk do t3i japë mundësi të jetë i pranishëm në derbi. Partizani është një klub i madh, e di jashtëzako­nisht mirë se sa vlen klubi, e di se sa është ky derbi, dhe të gjithë duhet ta kuptojnë rëndësinë. Si me Albanin, si me Trashin, qoftë edhe pa mua, apo pa Gaz Demin në tribunë, Partizani duhet të dijë të jetë gati për një derbi që do të thotë shumë për ne+.

Po Trashi, pse është kaq nervoz këto javë?

Njerëzit janë të ndryshëm,

ka që janë më tepër të qetë sesa duhet, ka që kanë temperamen­tin e tyre. Gjatë ndeshjes ishte jashtëzako­nisht korrekt, në dhomat e zhveshjeve ishte jashtëzako­nisht korrekt. Ishte një shembull. Por, në 90 minuta nëse je në një ambient të mbyllur, kur ke 2-3 veta që kalojnë kohën duke të sharë, përdorin fjalor jonormal për vende normale, besoj se të shqetëson. Çdo gjë që ndodhi, pas ndeshjes, pas bilbilit, pas ndarjes me kundërshta­rin.

Duke parë të gjitha këto rrethana, do të dëshironit që derbi të mos ishte këtë javë, por në një kohë tjetër?

Derbin nuk mund ta ndryshoj se është caktuar për t3u bërë. Njeriu hyn në këtë ndeshje me armët që ka. Për fat, Partizani është familje e madhe, ekipi është i kompletuar, mungesat mund të ndodhin në mënyra të ndryshme, duke qenë të lënduar e me kartonë. Kjo është mungesa, por e rëndësishm­e është që ekipi është gati dhe i karikuar, do të bëjmë të pamundurën të japim spektakël, të japim atë që presin tifozët tanë.

Nervat e Trashit, mos ndoshta janë të justifikua­ra me faktin që nuk u zgjodh zv/kapiten?

Nuk ka të bëjë fare me kapitenin, sepse kemi një grup lojtarësh që janë titullarë, që kanë një kontribut të jashtëzako­nshëm, edhe mes tyre ndryshon temperamen­ti. Shiriti është i rëndë për disa lojtarë. Performanc­a ishte ajo që tregoi se Trashi tregoi se nuk e ka mendjen te shiriti.

Mendoni se Komisioni i Disiplinës u tregua pak zemërgjerë me rastin e tij?

Sa i përket vendimit të KDSsë, nuk i di rregullat dhe ligjet e saj. Kam qenë prezent dhe e di sa e vështirë dhe sa presion është kur një lojtar shahet 90 minuta pa pushuar, duke qenë në fushë e bërë punën e vet. Nuk e kemi çuar ne Trashin te Disiplina, njerëzit e federatës kanë çuar Trashin te Disiplina.

Ajo që i ka ndodhur Hoxhës, ka ngjarë edhe me lojtarë të rëndësishë­m në Europë. Ju si trajner, do të merrni ndonjë masë për Hoxhën apo do të mjaftoheni vetëm me atë çfarë do të vendosë drejtësia?

Çdo lojtar, përfshirë edhe Albanin, di rregullore­n e klubit. Ne flasim vazhdimish­t me lojtarët, përveç pjesës së fushës, ne përfaqësoj­më Partizanin, sjelljet tona duhet të jenë si në lokal, bulevard, në çdo vend të përshtatsh­me. Ai është edhe lojtar i ekipit kombëtar dhe sjellja në varësi duhet të tregojë që është profesiona­le. Patjetër pas ngjarjes, në momentin që Albani është në shtëpi i lirë dhe e presim në stërvitje, por klubi ka kriteret e veta, ligjet e veta dhe ka mënyrën se si Albani të ingranohet dhe të ballafaqoh­et me atë që ka bërë. Policia ka marrë përgjigjen e vet, klubi ka ligjet e veta, statusin e vet, kriteret, lojtarët e dinë për alkoolin, sjellje të pahijshme, ofendime, gjithçka. Janë të shkruara në letër, i kanë në kontratë, do të ulemi ta diskutojmë. U ndodh vazhdimish­t lojtarëve të mëdhenj, por nuk është ky shembulli i mirë që të sjellim ta fusim si pjesë të kulturës të Partizanit që çdokush mund të pijë e arrestohej. Kemi shembuj shumë më të mirë.

Ka shumë derbi që Tirana nuk fiton. Ndërsa, shumë fitore të Partizanit janë vendosur

nga performanc­a e lojtarëve në fushë dhe ndonjëherë edhe nga fati. A ju ka shkuar ndonjëherë në mend gjatë këtyre ditëve se këtë herë mos është radha që të fitojë Tirana?

Një trajner gjatë gjithë javës i bën pyetje vetes që mund të jetë radha jonë apo e kundërshta­rit. Por, nëse sheh ekipin tënd, e sheh si punon, performanc­ën dhe arsyet pse kanë ardhur në këtë klasifikim, shtyn çdo trajner që të jetë optimist. Mendoj se do të jetë radha jonë për të fituar përsëri.

Thatë që do të jetë sërish radha juaj. Por, çfarë keni ju më shumë se Tirana?

Besoj se ecuria jonë është ajo që tregon se kush është diferenca. Jemi në vend të parë e kryesues, pavarësish­t se kemi bërë tri humbje, kemi treguar se jemi ekip solid, me agresivite­t, vrapon 90 minuta, ekip i ndërthurur mirë, eksperienc­a me të rinjtë. Kjo është diferenca. Jetojmë të dy palët në Tiranë dhe këtu nuk ka diferencë të madhe. Por, ky kampionat, kjo fazë ka treguar se ne jemi të parët se e meritojmë. Pjesa tjetër është diferenca mes pikëve.

Mungesa e tifogrupit të Tiranës, “Tirona Fanatics” në tribuna, mendon se do t’iu favorizojë?

Unë besoj se * Fanatics + mbështesin ekipin e tyre, i japin adrenalinë dhe atmosferë të mirë, e shtyjnë edhe pak më tepër. Ata janë adrenalinë për ekipin e vet, për fat të mirë jemi me tifozët tanë, dashamirës­it tonë. Do të shfrytëzoj­më çdo moment të mirë që i shërben ekipit tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania