Panorama Sport (Albania)

PSG-ja kalon Liverpulin, shtyhet festa për Napolin

Kualifikim­i shtyhet për në sfidën e fundit, finale me Napolin në "Anfield"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tri pikë vendimtare që rifusin PSG-në në vallen e 1/8-ave. Liverpuli del i mposhtur 2-1 nga "Parc des Princes" dhe tani, në ndeshjen në "Anfield" kundër Napolit, parashikoh­et një finale e vërtetë me eliminim direkt për kalimin e turit. Grupi C i shtyn të gjitha verdiktet e tij në 90 minutat e fundit, me tri skuadra në garë për dy bileta kualifikim­i.

NISJE ME SPRINT - Artilerisë së rëndë të "reds"-ave, me tredhëmbës­hin e zakonshëm Salah-Mane-Firmino, Tuhel i përgjigjet në fushë me të gjithë së bashku, Di Maria-MbapeKavan­i-Nejmar. Një "Parc des Princes" i nxehtë shtyn të zotët e shtëpisë, duke detyruar Alisonin në minutat e para të presë një të majtë të hidhur të Di Marias dhe pastaj të bllokojë një goditje qendrore të Mbapesë, që finalizon një aksion të ndërtuar bukur me Nejmarin. Vjen minuta e 13- të dhe francezët e shohin veten në avantazh: aksion i nisur nga Verrati, Mbape përfiton nga një ndërhyrje jo e saktë e Van Dajkut, të cilën nuk e fal Bernat, në gjendje të kontrolloj­ë me të majtën dhe ta mposhtë Alisonin me këmbën tjetër. Ritmet e francezëve mbesin të larta dhe në minutën e 37-të, tenorët ofensivë bëjnë një aksion që shfaq Kavanin të vetëm përballë Alisonit: braziliani shpëton tentativën e afërt, por nuk mund të bëjë asgjë në ndërhyrjen e dytë të Nejmarit. Me dyfishimin e rezultatit, për skuadrën e Tuhelit duket se ndeshja futet në binarët e duhur, por në minutën e fundit të pjesës së parë, një ndërhyrje e Di Marias në rrëshqitje ndaj Manesë, do të thotë penallti për arbitrin pas porte, sepse kryesori akordoi goditje këndi. Milner dërgon në krahun tjetër Bufonin dhe 2-1.

PJESA E DYTË - Pas pushimit ritmet mbeten të larta dhe rritet tensioni me verdiktin ende të pashpallur. Më pak raste se në pjesën e parë: Markinjos shënon në 47' me kokë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Braziliani provon sërish 20 minuta më vonë, por këtë herë Alison pret. Klop luan kartën Keita dhe Shaqiri, ndërsa PSG është e pasaktë në disa kundërsulm­e ku mungon goli i tretë. Por, suksesi vjen gjithsesi dhe janë tri pikë shumë të rëndësishm­e. Për Liverpulin një tjetër humbje në kupa: nëse në Premier Ligë nuk ka humbur ende, në Champions dhe Kupën e Ligës disfatat bëhen 4. Por, ka edhe një apel të fundit: më 11 dhjetor në Mersejsajd vjen Napoli. Me 1-0 kalojnë, por jo me 2-1. Duhet të fitojnë qartë dhe pastër kundër Hysajt me shokë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania