Panorama Sport (Albania)

Totenhemi e trondittro­ndit në fund, InteriInte­ri mbetet në dorë të...të... Barcelonës

Zikaltrit presin që anglezët mos fitojnë në "Kamp Nou"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tani i gjithë populli zikaltër bën tifozllëk për Mesin me shokë. Sigurisht, ka edhe më keq, por Interi nuk është më padron i fatit të tij. Italianët duhet të fitojnë në "San Siro" kundër PSVsë, në ndeshjen e fundit, por duke pasur një sy nga "Kamp Nou", ku Barcelona për t'i bërë një favor Interit thjesht nuk duhet të humbasë, në të kundërt, "banda" e Spaletit do ta vazhdojë aventurën europiane në Ligën e Europës. Pika që do t'u mjaftonte mungon në "Uembli", një mision që përfundon 10 minuta nga fundi (plus shtesën), ku rezistenca zikaltër dorëzohet përpara një goli të Eriksenit, por ndryshe nga çfarë kishte mësuar tifozët e tij, Interi nuk do të reagojë në minutat finale dhe në këtë mënyrë do i duhet të dorëzohet.

KEJN - IKARDI - Në 45 minutat e para, sfida në distancë mes dy bomberave e fiton Herri Kejn, por vetëm me pikë. Anglezi, i mbështetur nga Lamela, Ali dhe Lukas lufton mirë në mesfushë, merr disa herë iniciativa me topin në këmbë, mbron me fizik dhe ndihmon mesfushën, por goditje thuajse zero, me përjashtim të një të devijuare. Në pjesën e dytë, duket sikur goli i tij do të vijë, nga momenti në moment, por sërish Kejn është jashtë radarëve. Madje, e njëjta paraqitje edhe për Ikardin, i cili vërtet ka ndonjë top më shumë në këmbët e tij sesa rivali direkt, por nuk shkon kurrë në goditje, madje edhe në të vetmen që mund të rrezikonte seriozisht, por vendos të bëjë një parabolë të pakuptimtë (pjesa e dytë). Shkurt, nuk do të vendosin ndeshjen.

GODET ERIKSEN - Edhe pse Totenhemi vërshon drejt zonës rivale dhe krijon mjaft raste, në të vërtetë sfida bëhet shpesh në mesfushë, ku duelet fizike, sidomos NaingolanS­isoko, shohin këtë të fundit që të dalë në çdo cep të fushës fitimtar, madje, me Interin që do të humbë belgun në fundin e pjesës së parë, për një problem muskulor. Nëse nga një anë Totenhemi shpërdoron, në anën tjetër, Interi ndërton pak, sepse kërkon ta mbajë pak topin dhe kaq mjafton që rrjetat të mbeten të paprekura. Pritja për të parë atë Totenhem të furishëm si ndaj Çelsit në pjesën e dytë nuk vjen, por gjithsesi janë djemtë e Poçetinos që bëjnë lojën dhe trajneri argjentina­s ka disa armë më shumë në stol për të ndryshuar ndeshjen. Zgjedhja e tij është

një danez, Eriksen, i cili i kishte tronditur zikaltrit edhe në ndeshjen e parë, por këtë herë godet sërish dhe ky gol (goditje nga brenda zonës pas një galopimi në zonë të Sisokos) mund të vlejë një skenar që dukej i paimagjinu­eshëm pas 4 ndeshjeve të para. Dhe e

gjithë ajo që pritej të ishte një mbrëmje festë në "Uembli", papritur shndërrohe­t në një makth. Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar, pasi mbetet ende shtytja e "San Siro"-s dhe mbi të gjitha shpresat që Mesi dhe shokë mos "tolerojnë" ndaj Totenhemit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania