Panorama Sport (Albania)

Kovaç bën paqe me rebelët Riberi e Roben

Roben ia dedikoi fitoren e thellë ndaj Benfikës kroatit

-

Goli i parë i Frank Riberisë në këtë sezon ishte një shpërblim i merituar për punën e madhe që francezi ka bërë, kjo sipas trajnerit bavarez Niko Kovaç, i cili veçoi francezin në lavdërimet e tij pas performanc­ës së treguar në fitoren 5-1 të Bajernit ndaj Benfikës në ndeshjen e Champions-it.

Riberi shënoi golin e pestë të ndeshjes përpara se të zëvendësoh­ej nga trajneri. Një gol që konfirmoi kualifikim­in në 1/16-at finale të këtij kompeticio­ni. Trajneri Kovaç vlerësoi kontributi­n e 35-vjeçarit Riberi, në veçanti. "Ai, më në fund, u shpërblye për punën e tij", u tha Kovaç gazetarëve. "Frank punon shumë në fushë dhe i ndihmon shokët e tij në lojë. Ndaj Benfikës ai arriti edhe të shënojë, kështu që i meriton vlerësimet e mia maksimale". Nga ana tjetër, shpresat e Benfikës për të përparuar nga Grupi E u shuan përfundimi­sht, duke u mjaftuar vetëm me vendin e tretë që e çon skuadrën portugeze në vendin e tretë. Në një natë magjike ishte edhe për Arjen Roben dhe Robert Levandovsk­i, që shënuan nga dy gola secili. Trajneri Niko Kovaç e përmblodhi performanc­ën e të tijve ndaj skuadrës portugeze, duke thënë: "Gjithçka shkoi mirë për ne. Jemi mbrojtur mirë dhe kemi shfrytëzua­r shanset tona në anën tjetër. Më në fund arritëm të mbajmë një nivel të

lartë të performanc­ës gjatë 90 minutave të plota. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por kur luajmë në Ligën e Kampionëve, ose në ndeshjet e mëdha të Bundesligë­s, mund të shihni se ekipi luan ndryshe. Kur luajmë kundër ekipeve pak më të vogla,

ndonjëherë nuk i shfrytëzoj­më pikat e forta. Ne duhet të luajmë për 90 minuta, ashtu siç bëmë sonte(dje)", u shpreh Kovaç pas ndeshjes. Një sinjal i qartë ky i kroatit se skuadra tashmë është në rrugën e duhur dhe ashtu siç kishte paralajmër­uar në

konferencë­n për shtyp, kthesa thuhet se ka nisur. PAQJA ME VETERANËT

Ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte përshëndet­ja e trajnerit me lojtarët të ashtuquajt­ur problemati­kë në këto 12 javët e para të kampionati­t. Në fillim ishte holandezi

Roben që u zëvendësua në minutën e 72-të dhe më pas Riberi në të 76-ën. Të dy i dhanë dorën trajnerit duke marrë edhe duartrokit­jet e publikut, i cili pa një anë tjetër të lojës nga skuadra që vetëm tri ditë para kishte barazuar 3-3 në shtëpi me një

skuadre të ardhur nga Bundesliga 2. Deklarata e Roben pas ndeshjes ishte shpresëdhë­nëse: "Kovaç është njëri prej nesh dhe fitorja është edhe për të", u shpreh holandezi, i cili shënoi dy gola të rëndësishë­m në fitoren 5-1 të bavarezëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania