Panorama Sport (Albania)

Vjen Dudelanzhi, Gatuzo: Milan, nuk dua të turpërohem!

“Më pëlqen të luaj krah lojtarëve të mëdhenj. Kutrones po i mësoj hiletë e zanatit”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ai e di se nuk ka dhënë maksi mumin dhe diçka të tilla e pranoi pa problem përpara mediave. Fati aktual i Gonzalo Higuanit është mes Milanit dhe Europës, në pritje që të përfundojë dënimin në kampionat.

Skualifiki­mi në kampionat, a ju shtyn të kërkoni shpagim në Europë?

Unë dua të përmirësoh­em në nivel personal dhe do të ndihmoj këtë klub të arrijë objektivat. Nuk kërkoj asnjë shpagim sepse nuk duhet të hakmerrem ndaj askujt.

Gatuzo ka vetëm fjalë të ëmbla për ju, si është raporti mes jush?

Me trajnerin kemi një marrëdhëni­e shumë të hapur, flasim për gjithçka dhe bëjmë shaka. Kur mediat nuk dinë çfarë të shkruajnë apo të flasin, shpikin histori, por unë jam i qetë te Milani dhe së bashku do të ndjekim objektivat që kemi përpara nesh.

Në Luksemburg nuk e patët të lehtë, çfarë do të ndryshojë në “San Siro”?

Është shumë e rëndësishm­e që të korrim një fitore sepse përndryshe do të komplikoni­m situatën tonë në kuadër të kualifikim­it. Me tri pikë do të kryenim një hap të madh përpara për të vijuar rrugëtimin tonë në Ligën e Europës, megjithatë asgjë nuk është e sigurt.

Si kanë qenë këto muaj të parë te Milani për ju?

Dua të jap më shumë. Nuk kam pasur fatin me vete sepse dëmtimet dhe skualikifi­met më kanë penalizuar jo pak, por ju siguroj se kam shumë dëshirë të ndihmoj skuadrën.

Dhjetori është plot me impenjime, do të keni shanset tuaja.

Është një muaj thelbësor për sezonin tonë. Kemi shtatë ndeshje përveç atyre në Ligën e Europës. Kemi objektiva të rëndësishë­m në Serinë A dhe jashtë saj. Duhet të bëjmë kujdes dhe të marrim sa më shumë rezultate pozitive.

Sa shqetësues mund të jetë përmendja e Ibrës si afrim në sulm?

Derisa të vijë koha e merkatos do të duhet shumë kohë. Kemi disa ndeshje te të cilat duhet të përqendroh­emi, pastaj të mos harrojmë Kutronen, një djalosh me shumë cilësi, të cilit dua t’i mësoj gjithçka që di. Ibra pa dyshim është një lojtar i madh dhe kujtdo i pëlqen të luajë krah futbollist­ëve të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania