Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi sfidon Skënderbeu­n: Pse ua mora Osmanin

“Radasit nuk i dalin parashikim­et, në ndeshjen e parë miqtë nga Korça më thoshin ‘ta lanë shokët...’”

- JETMIR HALILAJ

Për herë të parë, në Korçë si trajner kundërshta­r. Pa mllefe, me kujtime të jashtëzako­nshme dhe me një dëshirë për të treguar se di të jetë fitues edhe si trajner. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-kapiteni i Skënderbeu­t thotë se pret një ndeshje speciale. "Vajza e madhe e ka të vështirë të heqë dorë nga...

Për herë të parë, në Korçë si trajner kundërshta­r. Pa mllefe, me kujtime të jashtëzako­nshme dhe me një dëshirë për të treguar se di të jetë fitues edhe si trajner. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish- kapiteni i Skënderbeu­t thotë se pret një ndeshje speciale. “Vajza e madhe e ka të vështirë të heqë dorë nga Skënderbeu. I kërkova që të paktën në një ndeshje si kjo të bëjë tifo për mua”, thotë ishmesfush­ori.

Ka një teori që qarkullon jo vetëm në Shqipëri. Sipas saj, lojtarët e mëdhenj e kanë të vështirë të bëhen edhe trajnerë të mëdhenj. A të ka trembur ndonjëherë kjo ide?

Në fakt, ajo frika se mos dështoj ekziston. E kam thënë edhe disa herë të tjera jo më kot, që karrierën ta filloja jashtë, jo në kampionat shqiptar. Pavarësish­t se kisha ndonjë ofertë në Shqipëri vendosa për në Kosovë për shumë arsye. Thashë më mirë ta provoj këtu, jo ku kam bërë karrierë si futbollist dhe tjetra ishte se, pavarësish­t dëshirës së madhe që kam pasur për t’u bërë trajner, isha aq inteligjen­t sa ta kuptoja që vetëm dëshira nuk mjafton dhe duhet ta testosh veten. Kjo ishte arsyeja dhe e provova.

Vitet e fundit në fushë të një kapiteni a janë edhe një lloj prove edhe si trajner?

Mund të thuhet edhe kjo. Për mua, sidomos vitet e fundit, gjithmonë dëshira ka qenë që, në momentin kur do të lija futbollin, të bëhesha trajner.

Cila është pjesa më e vështirë që ke hasur gjatë kohës që je futur në profilin e ri, në rolin e trajnerit?

Pjesa më e vështirë, veç rezultatit, është kur për një lojtar, pavarësish­t sa i rëndësishë­m dhe çfarë emri ka qenë, duhet të marrësh një vendim jo të mirë për atë. Kjo është pjesa që gjithmonë më ka futur në siklet.

Po pjesa më e lehtë?

Kur je trajner nuk ke gjëra të lehta, por shumë më shumë vështirësi sesa kur je futbollist.

Pse?

Shikoni, unë gjithmonë si qytetar, si një lojtar i rritur në Korçë, kam pasur gjithmonë pak më shumë përgjegjës­i, e kam ndier më shumë përgjegjës­inë në momente të vështira, ashtu sikurse kam ndier anët pozitive në momentet kur në skuadër çdo gjë ka shkuar mirë. Kurse tani si trajner është shumë e vështirë sepse nëse gjërat ecin keq, gjithmonë gabimi është i imi ose faji është i imi. Kjo të bën që të kesh më shumë “halle”.

Tani që je trajner, cila është gjëja që nuk honeps dot?

Ka disa gjëra, por e kam shumë bezdi që kur flas të dëgjoj edhe zëra të tjerë njëkohësis­ht. Dua që ekipi të jetë i përqendrua­r kur flas. Unë flas pak, sepse jam për më pak teori e më shumë praktikë. Edhe futbollist­ët lodhen më shumë me fjalë sesa gjatë stërvitjes.

A studion Shkëmbi? A studion skema, mënyra të reja stërvitje, mënyra të reja të vendosjes taktike?

Nuk është se jam shtruar mbi libra edhe kur isha pak më i ri... (qesh). Por që nga momenti që vendosa të merrem me këtë pjesë, me sinqeritet ju them se kam lexuar aq sa nuk e kisha menduar se do të lexoja. E shoh që më ndihmon. E shoh që ndryshon çdo gjë, ecën shumë shpejt në futboll, internet, interesimi për të parë për të ndjekur shumë programe, stërvitje të trajnerëve të mëdhenj.

A ke një pikë referimi? Nuk po them idhuj, se këto janë të tepruara qoftë për moshën që keni tani, por një pikë referimi për mënyrën sesi do t’i bësh gjërat si trajner?

Mendoj se kam më shumë se një. Është një miks gjërash nga trajnerët e huaj që më pëlqejnë.

Kush janë?

Më pëlqen Guardiola. Mënyra sesi luajnë skuadrat e tij. Më pëlqen Murinjo, sidomos mbaj mend momentet kur ishte trajner i Interit, se si e bënte për vete ekipin. Shihja se lojtarët që nuk luanin e donin më shumë dhe kjo më bënte përshtypje.

Ne a kemi kulturë që lojtarët, të cilët nuk luajnë ta duan aq shumë trajnerin?

Ka pasur dhe ka raste që e kanë këtë kulturë, por jo gjithmonë. Në momentin që janë 22 burra në dhomën e zhveshjes është vështirë që t’i menaxhosh. U jap shumë rëndësi edhe lojtarëve që nuk luajnë, sepse e di mirë që do të vijë momenti që të gjithë do të luajnë një ditë.

Më thuaj dhe një trajner që të pëlqen për diçka tjetër. Më pëlqen shumë Klop. Po shqiptarët?

Te shqiptarët jam përpjekur të marr gjërat më pozitive, por mbi të gjitha të mësoj nga gabimet e tyre. E them këtë jo sepse shqiptarët janë më të dobët se të huajt, por se gabimet i marrim vesh më shpejt.

Gjatë kohës që je trajner, cili është mesazhi ose fjala që të ka prekur më shumë?

Nuk mund të them ndonjë emër të veçantë, por ka pasur shumë njerëz që më inkurajojn­ë, më bëjnë kompliment­e.

Por, po ta them me sinqeritet se jam shumë i qartë që akoma nuk kam bërë ndonjë gjë, akoma jam në hapat e parë.

Kur je emocionuar më shumë?

Emocionet e veçanta gjithmonë i kam pasur me lojtarët kur kemi pasur rezultate. Një moment i veçantë ka qenë me Teutën. Nuk po na ecte dhe nisa të reflektoja... U emocionova kur gjithë futbollist­ët erdhën dhe më takuan ndoshta dhe në veçanti. Më mbështetën jashtëzako­nisht shumë, pavarësish­t se nuk ishte një situatë shumë e keqe.

Trajnerët zakonisht parapëlqej­në më shumë “ushtarë” në fushë sesa “gjeneralë”. A ke marr një risk përsipër duke afruar lojtarë me personalit­et të fortë si Osmani, Hidi, Bici...?

Është e vërtetë, madje unë shpeshherë them se ndoshta shumë njerëz janë çuditur, por

unë nuk e kam problem që të marr në ekip bashkëlojt­arë apo dhe miqtë e mi. Por, mendoj që kam bërë mirë dhe kjo ka qenë ideja ime që në momentin kur mora ekipin. Çdo gjë e kam bërë të qartë për gjithë këto emra që thatë ju dhe deri tani nuk jam zhgënjyer sepse ata në çdo moment në fushë kanë qenë krahu i djathtë i imi dhe nuk më ka dalë asnjë lloj problemi, qoftë edhe më i vogël nuk ka ndodhur. Përkundraz­i, janë shembull gjithmonë në stërvitje, çdo ditë në orar.

Osmanin është më e thjeshtë ta kesh shok ekipi apo ta kesh lojtar në fushë?

Shumë njerëz janë çuditur me këtë zgjedhje dhe më kanë thënë se kam bërë gabim. Por, Osmani për mua është shembull në ekip dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

A ishte Osmani një nga fitoret e para të një “dueli” në

Pas ndeshjes së parë ka qenë e bukur dhe çuditërish­t të gjithë tifozët që takoja në Korçë thoshin, “ta lanë shokët ndeshjen ëëë..”. Për mua rëndësi kishin tri pikët nuk është se më bënte përshtypje kjo pjesë, por ama e bukur ishte ajo që gjithë tifozët më thoshin: “Aaaa ta lanë shokët...”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania