Panorama Sport (Albania)

Ndëshkohet kapiteni, “përçahen” legjendat

Duro: “Duhej të tolerohej”. Nallbani: “Po e godasin sërish”

- BESAR BOZGO

Arrestimi i portierit të Partizanit, Al ban Hoxha përpara derbit që do të luhet nesër ndaj Tiranës, ishte lajmi më i bujshëm ditët e fundit. Kapiteni i kuq u arrestua i dehur në timon gjatë orëve të para të së dielës, ndërsa u mbajt për 48 orë në komisariat. Duket se drejtuesit e klubit të kuq dhe trajneri Skënder Gega nuk e kanë suportuar këtë ngjarje dhe kanë vendosur që Hoxha të mos luajë në derbin ndaj Tiranës. Ishte vetë tekniku ai që e lajmëroi këtë gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp ku tha se portieri nuk do të luajë në derbi. Gazeta organizoi dje një forum me ish-trajnerë dhe ish-portierë të Partizanit, të cilët kanë komentuar vendimin e trajnerit Gega. Neptun Bajko, Shpëtim Duro, Blendi Nallbani, Arjan Beqaj dhe Artur Lekbello kanë dhënë dje opinionin e tyre në lidhje me vendimin e Gegës. NEPTUN BAJKO Ish-trajneri i Partizanit dhe ekipit kombëtar, Neptun Bajko shprehet: "Së pari, është punë e drejtpërdr­ejtë e atyre që merren me ekipin dhe që përgatisin skuadrën në mënyrë të gjithanshm­e. Jo vetëm që e përgatisin fizikisht dhe taktikisht që ekipi të marrë një formë të mirë, por shërben shumë edhe ana edukative. Dhe në këtë aspekt, unë jam me vendimin e trajnerit. Mendoj se ai ka të drejtë, pavarësish­t se është një ndeshje e rëndësishm­e derbi dhe tifozët duan që ta kenë ekipin e plotë. Mendoj se është një vendim i drejtë që i takon trajnerit, stafit dhe drejtuesve të klubit. U takon atyre që drejtojnë skuadrën dhe kanë përgjegjës­i për vendimin që marrin. Kapiteni i skuadrës duhet të jetë model në të gjitha aspektet, pasi ndiqet nga të rinjtë. Prandaj është i rëndësishë­m vendimi i trajnerit dhe stafit të Partizanit", deklaroi Neptun Bajko.

SHPËTIM DURO

Ish- trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, i cili tani drejton Dritën e Gjilanit në Kosovë, mendon se mosaktiviz­imi në derbi i Alban Hoxhës është si një dënim i dyfishtë për portierin. "Së pari, unë jam vetë strikt në disiplinën në ekip. Nëse Hoxha nuk aktivizohe­t për arsye të dëmtimit që ka pasur ose të mosparaqit­jes në stërvitje, këtu trajneri e vendos si e gjykon vetë. Por, nëse nuk e aktivizon vetëm për atë ngjarje që i ndodhi Albanit, nuk jam dakord. Kështu Albani

merr një dënim të dyfishtë, kur dihet me atë çfarë ka dhënë këto pesë vite te Partizani. Ky rast mund të tolerohet nga klubi, por mbajtja në arrest për dy ditë më është dukur e turpshme nga organet e policisë", deklaroi Duro për "Panorama Sport".

ARTUR LEKBELLO Ish-portieri i famshëm i Partizanit në vitet '70-'80, Artur Lekbello tha: "Vendimi i trajnerit është i padiskutue­shëm, sidomos në disiplinën sportive, prandaj dhe duhet respektuar. Nëse do të krijojmë toleranca nuk është diçka pozitive. Më mirë të humbësh një derbi dhe të fitosh kampionati­n, sesa të ndodhë e kundërta. Me një talent mund të fitosh një ndeshje, por jo kampionati­n, ndërsa me forcën e grupin e fiton titullin. Në këtë rast rritet disiplina në skuadër dhe klubi është në rrugën e duhur. Personalis­ht e respektoj në maksimum vendimin e

Gegës, por gjithashtu edhe klubin nëse ka vendosur të mbështesë trajnerin. E kuptoj që është derbi dhe nganjëherë të imponon toleranca për respekt të tifozërisë, por prapë është një ngërç i vështirë të kapërdihet. Me respektin më të madh për Alban Hoxhën, por ajo që i ka ndodhur është gabim pas gabimi në prag të një derbi. Unë kam qenë 13 vite te Partizani dhe nuk kishte shans që të dilje nga shtëpia në ditët para ndeshjeve derbi. Mbylleshim që në 20: 30 në dhoma dhe mendonim gjithë javën për të mundur Tiranën". ARJAN BEQAJ Ish-portieri i Kombëtares dhe i Partizanit gjithashtu, Arjan Beqaj, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me çështjen e kapitenit të kuq, Alban Hoxha. "Çdo skuadër ka rregullat e brendshme që lojtarët duhet t'i respektojn­ë. Një futbollist është shembull për të gjithë. Albani është edhe një portier i mirë, por njëkohësis­ht edhe një djalë shumë i mirë, duke mos lënë asnjëherë shkak për incidente apo debate. Megjithatë, trajneri është ai që i di më mirë gjërat dhe merr vendimet në skuadër. Gjithmonë, trajneri e di më mirë nga të gjithë se çfarë duhet të bëjë. Më pas kanë të bëjnë edhe ekuilibrat në skuadër dhe respektimi i rregullave të ekipit. /shtë një djalë që nuk ka lënë asnjëherë shkak për keq. Ka një peshë të veçantë, pasi është kapiteni i ekipit, por është trajneri ai që e di mirë dhe vendos. E pamë edhe me Hugo Loris që është kampion bote dhe pjesë e Totenhemit, por në fund rregullat duhen respektuar për të gjithë, pasi janë edhe të rinjtë që shohin dhe i ndjekin", përfundoi reagimin e tij ish-portieri i Partizanit, Arjan Beqaj. BLENDI NALLBANI Ish-portieri i Kombëtares, Blendi Nallbani, komenton për "Panorama Sport" këtë vendim. "Pikë së pari, është diçka jo e mirë që të ndodhë, si për një civil, por edhe për një sportist që të jetë i pirë në makinë. Ndaj në këtë logjikë, them që është një veprim i dënueshëm. Së dyti, në aspektin e një sportisti sigurisht që një emër i madh me shumë kontribute si Alban Hoxha, nuk jep shembull të mirë me çfarë ka bërë. Së treti, do preferoja që në rastin e një figure të tillë, të mos bëhej kaq e madhe dhe mund edhe të trajtohej me më shumë kujdes edhe nga Policia si çështje, pavarësish­t se ata bëjnë detyrën. Më erdhi keq që ai u arrestua. Në lidhje me derbin dhe këtë deklaratë apo vendim që ka shprehur trajneri Gega, unë personalis­ht nuk jam dakord. E them këtë, sepse edhe në të shkuarën kanë ndodhur shumë gjëra, apo jashtë fushës mund të ketë ndodhur që jemi zënë apo veprime të caktuara dhe në derbi nuk kanë ndikuar, nuk janë reflektuar dhe kemi luajtur. Pavarësish­t rregullore­s së brendshme të klubit dhe si e trajtojnë këtë çështje, unë do preferoja që Gega ta aktivizont­e. Pa hequr asnjë vlerë të Hhikës, të cilin e kujtoj te moshat e Partizanit që kur kam qenë unë në kohën e Hhanit, por Albani është kapiten dhe ka rëndësi në një përballje të tillë. Në këtë rast, më duket sikur po i bëhet një tjetër goditje, duke mos e aktivizuar. Unë personalis­ht, do ta kisha përfshirë në lojë, pasi derbi ka nevojë edhe për emra dhe me gjithë respektin për Hhikën, Albani ka edhe peshë edhe emër te Partizani+.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania