Panorama Sport (Albania)

Thirrja e familjes, ‘Sula’: Ardi di si ngrihet Tirona

“Asnjë element superior mbi të kuqtë, ja si ta përgatisë derbin”

- OLSI TUJANI

jë jetë bardheblu dhe pjesë e dinas tisë “Mema”. Pasi ka bërë histori me fanellën e 24 herë kampionëve, si futbollist apo edhe si trajner, aktualisht sheh një tjetër pjesëtar të familjes së tij që të tentojë të ringrejë bardheblut­ë nga gjendja e vështirë ku kanë rënë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Sulejman Mema pranon vështirësi­në dhe mangësitë e mëdha që ka Tirana në raport me të kuqtë, porse evidenton disa pika në karakterin e Ardian Memës, që sipas tij mund t’i japin Tiranës grintën e duhur për ta kapërcyer me sukses përballjen e radhës me Partizanin. E shkuara, këshillat dhe një parashikim për çfarë pritet të ndodhë. Ka pasur fatin që ta ketë futbollist djalin e xhaxhait dhe me trajnerin aktual ka fituar titull, ndaj ka vend për këshilla e kritika mbi çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë.

Profesor, luhet derbi të premten. Cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje kur përmendet kjo ndeshje?

Së pari, derbi them që është një risi për kampionati­n, pra fakti që ndeshen Tirana dhe Partizani. E dyta, entuziazmi që të jep derbi, është entuziazëm shumë i lartë. Edhe pse kur fiton apo kur humbet, kënaqësitë janë të ndryshme. Shpresoj që t’i japë gjallëri jetës sportive dhe futbollit si dhe më tepër kënaqësi Tiranës dhe Ardit në këto momente të vështira që po kalojnë.

Është një nga përballjet me diferencën më të madhe të pikëve. Sa ndikon?

Nuk ndikon fare te derbi, pasi nga historia di që edhe kur ka qenë mirë Tirana, ka fituar Partizani apo edhe e anasjella, kur kanë qenë mirë të kuqtë, kanë triumfuar bardheblut­ë. Lidhur me këtë, shpresoj që edhe këtë herë të përsëritet ky aspekt i historisë.

Keni biseduar me kushëririn tuaj (Ardian Mema) së fundmi?

Të them të drejtën kam disa kohë që nuk kam folur. Kur biseduam për herë të fundit, i kam thënë që të bëjë më të mirën e mundshme që di.

Diçka më tepër?

Jo, sepse nuk është nevoja për ta ngatërruar te problemet e veta që mund të ketë. Të bëjë atë që është më e mira.

Po të konsultohe­m apo t’i them diçka për çfarë kam parë, ndoshta mund ta ngatërroj akoma më tepër.

A keni një vlerësim për çfarë ka bërë deri më tani?

Sipas meje, vlerësimi është i mirë. Ka gjetur një situatë tejet të ndërlikuar dhe për këtë them që ka bërë mirë. Ama mungojnë pikët...

E them referuar ndeshjeve. Edhe pse Tirana ka luajtur mirë, edhe më përpara edhe tani, por i mungon rezultati. Ndoshta, i mungojnë edhe lojtarë që duhet t’i kishte të pranishëm. Ai e kupton edhe vetë. E ka marrë skuadrën në

një situatë shumë të keqe dhe tanimë i duhet përkrahje.

Shkëlqim Muça ka deklaruar se “Tirana ka lojtarë skarco dhe shumica prej tyre nuk e meritojnë atë klub”. Komenti juaj?

Unë e kam theksuar edhe herë të tjera që në çdo repart ka nga një apo dy futbollist­ë mangët. Pra, si mbrojtja, mesfusha dhe sulmi nuk janë kompletuar.

Si e kujtoni Ardin? Fëmijërinë apo adoleshenc­ën e tij lidhur me sportin?

Ardi është një tip egoist që kërkon shumë. Si futbollist unë e kam vlerësuar, pasi me

Ardin unë kam fituar edhe trofe kur kam qenë me Tiranën.

Ka pasur momente mosdakordë­sie?

Po, në disa momente mund të ketë qenë edhe konfliktua­l. Jo për të kundërshtu­ar trajnerin, por për t’i dalë në krah një veprimi të gabuar që mund të kishte bërë një shok apo futbollist tjetër. Them që është me dije dhe njohuri të mira. E vlerësoj shumë për njohuritë që ka. Kjo është edhe arsyeja që kam shumë besim që Ardi të bëjë mirë. Në fushë ka qenë shumë trim dhe kontribuue­s

i paparë te mesfusha e Tiranës.

Asnjë të metë nuk kishte?

(qesh...) Nuk do ta quaja të metë edhe pse në ndonjë rast nuk ka bërë atë që i thoshte trajneri, ama bënte gjithmonë atë që dinte ta bënte më mirë dhe i ka dalë për mirë, për “hajër” siç thotë një shprehje e Shqipërisë së Mesme.

Çfarë mund t’u japë trajneri lojtarëve nga e shkuara e tij dhe tiparet personale si ish-futbollist?

Karakterin që Ardi ka pasur vetë si futbollist, duhet

t’ua transmetoj­ë, të paktën për derbi, futbollist­ëve që drejton. Ardi ka pasur gjithmonë dëshirën dhe karakterin që të fitojë gjithmonë, gjë e cila u duhet kaluar tanimë lojtarëve.

Nëse futbollist­ët shqiptarë mund ta kuptojnë, duke njohur edhe historinë, po të huajt a mundet ta marrin këtë motivim ekstra?

Nëpërmjet komunikimi­t dhe sinqeritet­it që Ardi duhet të shprehë me secilin dhe ata në të njëjtën kohë me trajnerin deri ditën e ndeshjes. Është një tipar që do të shtonte diçka më tepër në kualite-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania