Panorama Sport (Albania)

Halili: Nuk ka më kohë, dua fitore me Partizanin

Presidenti i Tiranës: Edhe po të ulërasim s’kthejmë gjë pas

-

Refik Halili e pranon se ndihet borxhli jo vetëm me të kaluarën e ndritur të Tiranës, por edhe tifozët që vazhdojnë ta kontestojn­ë. Në një intervistë për “SuperSport” në prag të derbit me Partizanin, presidenti i bardhebluv­e tregoi për fjalimin që kishte mbajtur në mbledhje para skuadrës, duke konfirmuar ato që “Panorama Sport” kishte paralajmër­uar një ditë më parë. “Nuk ka më kohë, duhet fitore me Partizanin”, u shpreh dje ndër të tjera kreu i klubit bardheblu.

Zoti Halili, zhvilluat një mbledhje para stërvitjes. Si e shikoni situatën brenda ekipit para derbit dhe çfarë ju keni thënë lojtarëve?

Të them të drejtën skuadra është në një gjendje jo të mirë. Kemi humbur shumë, si ndoshta asnjë sezon tjetër më parë. Kam folur me lojtarët edhe para ndeshjes me Skënderbeu­n. Është e vërtetë edhe ajo që ka dalë në media (i referohet shkrimit dje në “Panorama Sport”). Ju kam thënë lojtarëve se kemi nevojë për qetësi dhe që kampionati nis sot për ne. Tashmë nuk kemi pse të qajmë ato që kanë ikur, duke përfshirë këtu edhe ndeshjen ndaj Skënderbeu­t që barazuam. Edhe po të ulërasim apo të bëjmë gjithçka, nuk i kthejmë dot ato rezultate mbrapsht. Këto gjëra i kam thënë para ekipit edhe në mbledhje. Në këto kushte duhet të shikojmë përpara. Edhe skuadra ka nevojë në këto momente për një shtysë, pra mbështetje morale. Klubit nuk i mungon asgjë.

Trajneri Mema ka thënë se nuk e keni penalizuar skuadrën edhe pse janë marrë disa rezultate negative radhazi. Është kjo një manovër për ta karikuar edhe më tepër para Partizanit?

Ndoshta te kjo pjesa e menaxhimit kam gabuar. Kurrë nuk kam vendosur asnjë dollarë gjobë, por kjo nuk është për t’u lavdëruar, sepse mund të jetë shumë e dëmshme. Kështu e kam menduar, kështu e kam bërë. Nuk i kam penalizuar për asnjë gjë lojtarët, por gjithashtu kam edhe një ves që ndoshta nuk është i mirë. Po mora një vendim për diçka nuk e kthej pas. Mund të vonoj, por nuk harroj. Shpresoj që çunat ta kenë kuptuar këtë gjë dhe të bëjnë kthesën, sepse i kemi shumë borxhe këtij klubi, pikërisht ndaj atyre njerëzve që kanë dhënë kontribut ndër vite dhe breza. Përfitoj nga ky rast për t’ju kërkuar ndjesë shumë edhe tifozëve, që janë pa diskutim më të mirët në Shqipëri dhe më të shumtit për mua. Ka shumë gjëra për të thënë, por tifozët kanë gjithmonë të drejtë. Këtë ua kam thënë edhe lojtarëve, sepse nëse ata fitojnë, atëherë mund të flisnin me të drejtë për tifozët nëse na ngacmonin. Kjo është një arsye pse keni heshtur në këtë drejtim? Ne jemi në një gjendje jo të mirë dhe kemi borxhe sa të duash ndaj njerëzve që na ndjekin prej vitesh. Të gjithë nuk ndihemi mirë si shtëpi, u kam thënë edhe lojtarëve që po na dëmtoni. Por, nuk u kam thënë shikoni së pari klubin dhe tifozët, por kënaqni familjet tuaja dhe më pas kënaqemi të gjithë.

Besoni se vërtet kjo Tiranë është një skuadër e mirë? Sigurisht, e kam bindje këtë që skuadra është e mirë. Me ardhjen e trajnerit Mema janë bërë disi ndryshime. Ekipi shkon te porta kundërshta­re dhe shënon, por

ama pësojmë gjithashtu gola. Në këto kushte, diçka duhet rregulluar. Është trajneri ai që vendos dhe mund të them se duhet edhe pak fat, sepse në momentin që erdhi Mema, u dëmtuan 3-4 lojtarë të rëndësishë­m. Gjithsesi, sot ai i ka të gatshëm në fushë dhe besoj se do të nisë sërish konkurrenc­a për një vend në formacion. Kam bindje që do të kemi një vazhdimësi pozitive.

U bëtë më shumë se katër vite që nuk fitoni një derbi, është kjo kënaqësia juaj më e madhe nëse ia dilni të premten?

Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, për më tepër që kemi vite që nuk e fitojmë. Unë jam i qetë, prandaj dhe i kam kërkuar skuadrës që të jetë kështu para kësaj ndeshjeje. Për situatën që po kalojmë, një fitore do të thoshte shumë. Do të na bënte mirë në të gjitha aspektet si skuadër, për pikët dhe rritjen pas fitores në një derbi. Ndoshta do të jetë e vështirë për të shkuar sa më lart në renditje, por kampionati është i gjatë. Gjithsesi, nuk ka më kohë, nga nesër duhet të bëjmë patjetër kthesën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania