Panorama Sport (Albania)

“Gropat” në mbrojtje, Mema manovra me drita

Trajneri kërkon rreshtim perfekt në prapavijë, mësyjnë drejtuesit

- OLSI AVDIAJ

ë shënojmë dhe të mos pësojmë, Ardi duhet ta rregullojë këtë problem”. Ardian Mema e ka të qartë sinjalin që ka dhënë presidenti Refik Halili para derbit me Partizanin. 48 orë para sfidës me të kuqtë, piketat për derbin e radhës janë vënë. Duhen tri pikët. Nën vëzhgimin e presidenti­t Refik Halili dhe drejtorëve të ekipit, Tirana zhvilloi një stërvitje të gjatë, më së shumti taktike. E reja e bardhebluv­e në këtë rast ishte se për herë të parë Tirana e madhe u stërvit nën dritën artificial­e, prozhektor­ëve, ndonëse ndriçimi nuk ishte nga më perfektët dhe i përshtatsh­ëm për ekipin e parë. Disa pjesë të fushës ishin në errësirë, por kjo nuk e ndali Ardian Memën të punojë i qetë. Nëse në “Skënder Halili” ishin mediat, ata që mungonin ishin tifozët, të cilët zakonisht javën e derbit, shumohen vetvetiu. Risia e dytë e klubit më hermetik të Shqipërisë ishte transmetim­i direkt në “SuperSport” i përgatitje­ve antiPartiz­ani. Edhe pse Ardian Mema e ka fiksim t’i zbulojnë formacioni­n, sërish ai ka pranuar gazetarët e shumtë në fushën me bar sintetik të “Skënder Halilit”. Për më tepër kur stërvitja luhej në orën që do të luhet takimi mes Partizanit dhe Tiranës.

RRESHTIMI – Edhe pse Ardian Mema është munduar të fshehë formacioni­n, 11shja që do të hedhë në fushën e lojës është kuptuar. Nën sytë e Refik Halilit, Mema ndau mbrojtësit, mesfushorë­t dhe tre sulmuesit, të cilët deri sekondën e fundit do të luajnë për një vend titullari. Gjithsesi, halli më i madh nuk është emri që do të luajë, por rreshtimi i skuadrës, sidomos në goditje standarde. Edhe pse te Tirana nuk e pranojnë që kanë gabuar, Mema i ka kërkuar specifikis­ht Atingës dhe Hoxhallari­t të mos lëvizin nga qendra e mbrojtjes, pasi ata janë shtylla e ekipit. Jo rrallëherë, trajneri ka ndalur lojën për t’u shpjeguar lojtarëve lëvizjet që do të bëjnë në fushën e lojës.

HALILI APO KOBINA? – Grent Halili, Junus Sentamu dhe Uinful Kobina do të luajnë për të saktësuar dy futbollist­ët që do të luajnë në derbi majtas dhe djathtas mesfushës. Në fakt, gjatë gjithë kohës Mema ka vënë si titullar Grent Halilin majtas, ndërsa Kobina u provua djathtas. Një veprim, të cilin e bën shpesh, por asnjëherë Halili (Grenti) nuk e ka nisur takimin si titullar. Mungesa e Grecës ndoshta do të lëvizë gurët, me Grentin, i cili mund të jetë që nga minuta e parë në fushën e lojës. Abibi në portë, më pas Doka, Atinga, Hoxhallari e Imami. Në mesfushë Maveje, Daja e Karabeci. Nga krahët Sentamu dhe majtas balotazh Kobina- Halili, ndërkohë që në sulm, pritet të luajë nga minuta e parë, siç ndodhi kundër Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t, Edon Hasani.

vepruar drejt. E fundit fare, lojtari duhet të bëjë gjithmonë atë që thotë trajneri dhe nëse nuk e bën apo është konfliktua­l, i jap gjithmonë të drejtë trajnerit.

Para pak kohës, Blendi Nallbani ka thënë se Sulejman Mema ka qenë emri i parë i kërkuar nga Tirana para Ardit...

Nuk kam pasur kontakte. Dëshira ime është gjithmonë për të shkuar te Tirana, por momentalis­ht, ta them troç e shqip, nuk kam nerva për t’u marrë më me këtë punën e trajnerit, e cila është shumë e vështirë për ta bërë siç duhet, sidomos te Tirana që gjithmonë kërkon të jetë skuadër e elitës.

Do guxonit të bëni një parashikim?

Mirë do ishte që Tirana vetëm të mos mundej.

Nëse ju bie telefoni dhe Ardi kërkon këshilla. Çfarë sugjeron profesor Sula?

Mbi të gjitha të ruajë qetësinë. Së dyti, të bëjë më të mirën e mundshme dhe për këtë i duhet të jetë shumë i qetë kur ta drejtojë ndeshjen. Ndoshta qetësia që duhet të ketë përgjatë ndeshjes, mund t’i bëjë mirë për rezultatin përfundimt­ar. I uroj vetëm suksese Ardit dhe Tiranës.

 ??  ?? Mirel Josa, Sulejman Mema, Shyqyri Rreli dhe Ardian Mema
Mirel Josa, Sulejman Mema, Shyqyri Rreli dhe Ardian Mema
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania