Panorama Sport (Albania)

Thyhet Skënderbeu, Struga e bën festë në Korçë

Shehi hedh në fushë titullarët, i mund skuadra e Lenës

- LLAZI SARO

truga fiton për të dyt in edicion radhazi Kupën “Pavarësia”, që u zhvillua dje në qytetin e Korçës. Ekipi shqiptar nga Maqedonia, që militon në Ligën e Dytë, pasi mposhti Skënderbeu­n në gjysmëfina­le me shifrat 1-0, ia doli të triumfonte edhe ndaj Otrant të Ulqinit në finale me po të njëjtin rezultat. Në këtë edicion merrnin pjesë katër skuadra: Skënderbeu, Otrant i Ulqinit, 2 Korriku i Prishtinës dhe Struga nga Maqedonia. Ndeshjet u zhvilluan nga 45 minuta, teksa gjysmëfina­let ishin Skënderbeu-Struga dhe 2 Korriku-Otrant. Skënderbeu nuk arriti dot të imponohet përballë Strugës, me këta të fundit që siguruan biletën për në finale. Pavarësish­t se me një pjesë të mirë të titullarëv­e në fushë, korçarët dukeshin krejt të pamotivuar dhe nuk arritën të bëjnë diferencën përballë ekipit nga Maqedonia, që udhëhiqej nga Nijaz Lena, ish- lojtar i Flamurtari­t, Kukësit dhe Teutës në kampionati­n shqiptar. Struga u mbrojt mirë dhe vuri në situata të vështira lojtarët bardhekuq. Për t’i dhënë fitoren ekipit mik mendoi edhe një pellg me ujë i krijuar si pasojë e shiut me intensitet të një dite më parë në Korçë. Pikërisht, atje mbeti pasimi i Alitit në drejtim të Dajsinanit, që u shfrytëzua më së miri nga Hajredini, duke çuar Strugën në finale. Pavarësish­t rasteve të bardhekuqv­e, gjithçka u mbyll në favor të Strugës. Vlen të evidentohe­t një goditje e Gripshit, që u ndal nga traversa, por edhe një rast i mesfushori­t Dita. Ndërkohë, gjysmëfina­lja e dytë u vendos vetëm falë gjuajtjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola. Një ndeshje e barabartë mes Otrant dhe 2 Korrikut, por nga 11-metërshat skuadra nga Mali i Zi ishte më e saktë, duke fituar 6-5. FINALJA

Në finale u përballën Struga me Otrantin dhe fituesit në fuqi të Kupës Pavarësia arritën të mbrojnë trofeun. Ekipi nga Maqedonia që synon këtë vit të ngjitet në Ligën e Parë, u

paraqit më mirë në ndeshjen finale, duke gjetur golin me anë të Llogës, i cili bëri një goditje spektakola­re nga jashtë zone. Në këtë takim spikatën edhe Nijaz Lena, Flamur Tairi dhe Ardit Shaqiri, që në të kaluarën kanë qenë pjesë e ekipeve të Kategorisë Superiore. Pas përfundimi­t të aktiviteti­t, FSHF si organizato­re shpërndau edhe disa çmimet përveç trofeut që i shkoi Strugës. Nijaz Lena u shpall lojtari më i mirë, ndërsa 2 Korriku nga Prishtina ekipi “Fair Play”. Ky ishte edicioni i 10-të i Kupës Pavarësia, teksa për herë të dytë u zhvillua në qytetin e Korçës.

 ??  ??
 ??  ?? Ekipi i Strugës duke festuar me Kupën “Pavarësia”
Ekipi i Strugës duke festuar me Kupën “Pavarësia”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania