Panorama Sport (Albania)

Juventusi e huazoi për të luajtur, Kukësi e injoron

Klubit verilindor i mbyllet një dritare për të ardhmen

- SKERDILAID SULOZEQI

Omar Ture nuk ësh të një emër i njo hur, për më tepër vetëm 20 vjeç, por fakti që është nën kontratë me gjigantët e Juventusit, gjërat sigurisht që mund dhe duhet të shihen me seriozitet. Mesfushori nga Guinea mbërriti në muajin gusht te Kukësi si një afrim i bujshëm, për vetë faktin se klubi verilindor kishte firmosur një marrëveshj­e me Juventusin për huazimin e lojtarit për një periudhë 1-vjeçare. Por, tashmë që Ture futet në muajin e pestë me Kukësin rezulton të mos ketë luajtur asnjë minutë në Kategorinë Superiore. Vetëm katër herë i grumbullua­r në dy ndeshjet ndaj Flamurtari­t, si dhe kundër Laçit e Tiranës. Habia për mosaktiviz­imin është e madhe, nisur nga pritshmëri­të, por është fakt që trajneri Armando Cungu nuk e ka konsiderua­r kurrë si një alternativ­ë për formacioni­n. Ture është prezantuar më 13 gusht nga vetë presidenti Safet Gjici. Ky i fundit e ka si standard në çdo sesion të merkatos: prezanton vetëm prurjet më të bujshme. Në marrëveshj­en që ishte bërë me Juventusin, klubi i Kukësit përfitonte të ardhura nëse afirmonte një lojtar si Ture, por trajneri Cungu nuk ka qenë i bindur për të aktivizuar mesfushori­n qoftë edhe një minutë në kampionat. Dy ndeshje në Kupën e Shqipërisë ndaj Orikumit

janë i vetmi aktivizim i Ture me fanellën e Kukësit. Javën e kaluar lojtari mori një ftesë nga kombëtarja e Guinesë, ndërsa tashmë pret janarin për të ndryshuar skuadër, pasi te Kukësi është i tepërt. "Panorama Sport" mëson se menaxherët që kanë ndërmjetës­uar për afrimin e Turesë te Kukësi

kanë mbetur të shtangur për faktin se trajneri Cungu nuk i ka dhënë asnjë shans lojtarit në kampionat.

ÇFARË HUMBET KLUBI

Juventusi kishte dhënë Omar Ture në formë huazimi gjatë sezonit të kaluar te klubi i Ligës së Dytë austriake, Vatens, ku luajti 14 ndeshje. Në verën e këtij viti

pas ndërmjetës­imit të menaxherit shqiptar, Elton Marini, me agjentin e lojtarit, përfaqësue­sit e Juventusit dhe Kukësit, u arrit një marrëveshj­e që të transferoh­ej te klubi shqiptar. Ture vinte te Kukësi me qëllim për të pasur minuta dhe për t'u afirmuar, madje klubi italian përveçse paguante lojtarin

çdo muaj, të njëjtën gjë bënte edhe me klubin e Kukësit, por kushti ishin minutat. Kur kanë kaluar 14 javë kampionat dhe aktivizimi nuk ka ardhur, në janar lojtari do të ndërpresë marrëveshj­en, por në këtë mes duket se më i humbur del klubi i Kukësit dhe jo Ture. Klubi verilindor humbi shansin për të bashkëpunu­ar

në të ardhmen me gjigantët e Juventusit. Nuk dihet sesi e kanë menaxhuar këtë situatë në klubin verilindor, por gjithsesi është fakt që Cungu nuk e ka në plane dhe përtej numrit të madh të të huajve që ka në repartin e mesfushës, ajo që habit është sesi ka mundësi që Ture nuk ka debutuar.

 ??  ?? Omar Ture me fanellën e Juventusit
Omar Ture me fanellën e Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania