Panorama Sport (Albania)

Useini: Flamurtar i madh, s'mund të kënaqemi me pak

Mesfushori sheh një të ardhme të ndritur

-

"Flamurtari është ndërtuar për të arritur objektiva të mëdha". Kështu shprehet në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" mesfushori tetovar, Muhamed Useini. Ai bën të ditur se pas fitores me Partizanin, atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Useini e shikon tejet të vështirë ndeshjen me Kastriotin, por mendon se Flamurtari shkon vetëm për fitore në këtë transfertë. Ndër të tjera, mesfushori që luan sezonin e tij të dytë në Vlorë thotë se në ekip ka shumë konkurrenc­ë. Pas fitores me Partizanin, a mund të themi se është rritur ndjeshëm besimi në skuadër për një vazhdimësi më të mirë?

Normale që atmosfera pas fitores është mjaft e mirë. Ndaj Partizanit morëm një fitore me lojë të mirë kundër një kundërshta­ri të fortë dhe besoj që do jetë një motivim shtesë për vazhdimësi­në. Duke qenë të gjithë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Çfarë nuk ka shkuar në ndeshjet e mëparshme, pse skuadra ka pasur oshilacion­e?

Ka shume faktorë që ndikojnë, por së pari do të thosha që ekipi u bë nga e para dhe normale që do kohën e vet derisa të arrijmë të jemi skuadër e bashkuar dhe të njohin njëri-tjetrin. Të dielën do të luani me Kastriotin, si e vlerësoni këtë ndeshje?

Kastrioti ka treguar në shumë ndeshje që është ekip i vështirë për t'u mundur. Këtë gjë e pamë edhe në ndeshjen e fundit.

Duhet të jemi të përqendrua­r në maksimum dhe të japim më të mirën, sepse ndeshje të lehta nuk ka në Superiore. Skuadrat janë aty-aty dhe nuk duhet të shikojmë renditjen. Mendoni fitoren apo edhe një barazim do të ishte i pranueshëm? Jo aspak, nuk mund të kënaqemi me barazimin. Flamurtari si gjithmonë shkon për fitore edhe në këtë ndeshje me Kastriotin.

Sezonin e nisët nga stoli, ndërsa tashmë jeni konfirmuar si titullar. E ndieni konkurrenc­ën në skuadër? Normale që ka konkurrenc­ë, pasi ekipi ka 20 lojtarë që me kualitet. Kjo bën mirë për lojtarët, pasi secili tenton të japë më të mirën që të luajë. Ky është sezoni i dytë në Vlorë për ju, jeni i kënaqur? Ndihem si në shtëpinë time. Gjithçka po shkon mirë, jam i lumtur që përfaqësoj një fanellë me peshë si ajo e Flamurtari­t. Sa i arritshëm është titulli apo Kupat e Europës?

Besoj se ndeshjet duhet të merren një nga një dhe në fund të bëhen llogaritë. Ky ekip është i ndërtuar për gjëra të mëdha. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania