Panorama Sport (Albania)

Lushnja në formë, Sefa: Nuk ndalemi

Kapiteni: Kemi sakrifikua­r shumë, të shfrytëzoj­më këtë moment

- ALBAN ALUSHI

apiteni i Lushnjës, Fatjon Sefa, shënoi dy gola në dy fitoret e fundit të lushnjarëv­e. Në 10 ndeshje të luajtura, sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar 4 gola, duke qenë forca kryesore goditëse e sulmit verdhejesh­il. Për “Panorama Sport”, kapiteni i Lushnjës Sefa ka komentuar ecurinë e deritanish­me, përballjet e fundit, si dhe objektivat dhe dëshirat për të t’u ngjitur sa më lart.

Ecuria – Kapiteni shpreh kënaqësinë që është arritur objektivi maksimal në ndeshjet e fundit dhe skuadra ka dalë triumfuese. “Jam shumë i kënaqur që kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe Lushnja ndodhet tashmë në pesëshen e parë. Stafi drejtues dhe djemtë meritojnë notën 10 për shpirtin e sakrificës. Me djersë dhe me mund kemi arritur deri këtu. APOLONIA Po marrim frytet e punës”, tha fillimisht Sefa.

TRANSFERTA – Sipas tij, Lushnja do të synojë maksimumin edhe në transfertë­n ndaj Orikumit. “Po punojmë për ndeshjen e radhës, për vazhdimësi­në. Dihen tashmë kushtet e Lushnjës, ndaj duhet të jemi me këmbë në tokë. Ne e njohim skuadrën e Orikumit, që pavarësish­t se është një emër i ri, ka në përbërje futbollist­ë shumë të mirë, të cilët unë i njoh. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe ne shkojmë në Orikum për një rezultat pozitiv, pse jo edhe për fitoren. ‘ Oreksi vjen duke ngrënë’, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, është shprehur kapiteni.

SFIDA E PARË - Pas disa miqësoreve, Lushnja do të luajë

për herë të parë një ndeshje zyrtare në Orikum. Ndeshja e fazës së parë në stadiumin “Roza Haxhiu” e luajtur më 16 shtator ka përfunduar 1-0 për Lushnjën, me golin e shënuar nga Fatjon Sefa. Situata në tabelë është e rrallë, pasi, pas 10 javëve Orikumi dhe Lushnja janë në ekuilibër të plotë me çdo tregues në tabelën e klasifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania