Panorama Sport (Albania)

Rekordmeni i minutave, Jurgen Hidersha: Besa t’i harrojë pikët

-

Turbina duket se ka qenë “hajmali” për mesfushori­n Jurgen Hidersha të Apolonisë. Në fazën e parë, në startin e kampionati­t, ai ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në Cërrik, ndërsa ndeshjen e fundit në Fier ka mbajtur në krah për herë të parë shiritin e kapitenit të Apolonisë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishm­e e suksesit në një takim të luajtur mirë nga e gjithë skuadra. Ka qenë në të shkuarën kapiten i Albpetroli­t të Patosit dhe Hidersha ia di rëndësinë kësaj përgjegjës­ie. Ndihet mirë që rrotacioni­n e kapitenit sipas formatit të ri të skuadrës e ka startuar ai, por njëherësh është po aq modest. “Pa dyshim që të jesh kapiten i një ekipi si Apolonia është nder dhe përgjegjës­i e madhe, por unë e kam pasur të lehtë dhe kjo për meritë të skuadrës që ka funksionua­r si s’ka më mirë. Kur gjërat ecin kështu dhe grupi është kompakt e jep në maksimum, shiriti i kapitenit është thjesht një shenjë, ‘i pari mes të barabartëv­e’, në fushë. Po e them me plot gojën se është meritë e padiskutue­shme e gjithë grupit tonë kjo ndeshje që lamë pas”, është shprehur Hidersha. Shkatërrue­si i skuadrës fierake flet edhe për përgatitje­t dhe pritshmëri­të e Apolonisë drejt sfidës së radhës ndaj Besës, ku spikat besimi i plotë në fitore. “E kemi arkivuar fitoren me Turbinën që prej së hënës dhe kemi nisur menjëherë përgatitje­t për Besën. Fakti që kjo skuadër kryeson kampionati­n nuk lë vend për komente të tepërta. Ua njohim forcën dhe cilësitë kavajasve dhe i vlerësojmë, por do të bëjmë Apoloninë e duhur. Edhe fazën e parë kemi luajtur shumë mirë dhe kemi humbur vetëm me një penallti në Kavajë. Fjala ‘hakmarrje’ është kthyer në modë, por ne luftojmë për të dëshmuar vlerat tona reale dhe për të arritur objektivat tanë, ndaj Besa duhet t’i harrojë pikët kësaj fundjave në Fier”, thotë një nga të paktët futbollist­ë, i aktivizuar 900 minuta të plota tek Apolonia e Mihos, Jurgen Hidersha. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania