Panorama Sport (Albania)

Malota: Pres pafajësinë, rivali i vetëm... Vllaznia

“Nuk e kisha menduar inferioren, Peshkopia rraskapitë­se”

- ADMIR URUÇI

enato Malota nuk e diskuton ngjitjen, megjithatë e pranon se rrugëtimi do të ketë shumë pengesa deri në finish. Qendërmbro­jtësi në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” skanon ekipin dhe evidenton se kundërshta­ri i vetëm që Vllaznia ka është... vetvetja. Shtatlarti është i lumtur që edhe këtë vit po mbron ngjyrat kuqeblu dhe me bindje e thotë që me këtë grup misioni “Superiore” do të realizohet. Për të parën herë nuk ngurron që të flasë as për problemet ligjore që pati në fundin e sezonit të kaluar. Lezhjani rrëfen se ka kaluar shumë stres dhe ajo situatë i ndikoi jo pak edhe në karrierën. Megjithatë, shfaqet besimplotë kur thotë se brenda dhjetorit do të fitojë pafajësinë.

Vllaznia duket sikur i ka mbyllur llogaritë me ngjitjen që në javë e 10-të. Mendoni edhe ju se kaq i thjeshtë do të jetë rrugëtimi?

Asgjë s’ka mbaruar, është vetëm fillimi dhe ne jemi me këmbë në tokë. Po i marrim javët një e nga një. Ndeshjet sa vijnë e bëhen më të vështira. Të sigurt do ta kemi ngjitjen vetëm atëherë kur ta kemi siguruar matematiki­sht.

Keni vuajtur në transfertë me Burrelin, por në shtëpi e prisni ndryshe këtë ndeshje?

Në transferta nuk është se kemi vuajtur, pasi në fund të fundit kemi arritur edhe rezultate pozitive. Kemi bërë ndeshje shumë të mira, por dihet që në Kategorinë e Parë, të luash jashtë fushe, është shumë e vështirë dhe të duhet shumë punë dhe kujdes që të fitosh, për vetë mobilizim që kanë kundërshta­rët. Ndërsa në takimet brenda gjërat janë më ndryshe. Pastaj, në fushën tonë nuk na falet asnjë hap fals.

Cili është sikleti më i madh që ka hasur Vllaznia në këto javë kampionat dhe vetë Malotës a i ka bërë diçka përshtypje nga kjo kategori?

Të them të drejtën, deri më tani çdo gjë ka qenë OK. Dua të përmend vetëm udhëtimin në Peshkopi, i cili ka qenë tejet rraskapitë­s. Pjesa tjetër deri diku ka qenë në rregull. Pavarësish­t se disa ekipe nuk i kanë kushtet si në Kategorinë Superiore apo disa stadiume deri diku lënë shumë për të dëshiruar, e përgjithsh­mja ka qenë pozitive.

E kishit menduar që një ditë do të luanit në Kategorinë e Parë?

Të jemi i sinqertë, nuk e kisha menduar ndonjëherë. Por, në futboll çdo gjë ndodh. Kam një kontratë që më duhet ta respektoj dhe më bëhet qejfi që kam mundësinë të ndihmoj Vllazninë që të kthehet aty ku e ka vendin. Dihet që është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri dhe ka një nga tifozëritë më të zjarrta në vend dhe me këtë rast dua t’i përshëndes sepse, ndonëse

jemi në Kategorinë e Parë, na mbështesin pafundësis­ht. Jam i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre.

Pse zgjodhët pikërisht Vllazninë gjatë verës, kur kishit oferta edhe nga disa ekipe në Maqedoni?

Drejtuesve të klubit iu kisha dhënë fjalën se nëse do luaj në Shqipëri, nuk do e ndërroja Vllazninë. Në Maqedoni kam qenë në bisedime, por jo çdo gjë shkoi ashtu siç doja unë, përfshi këtu edhe ofertat. Kështu që zgjodha me dëshirë të vazhdoj karrierën te Vllaznia dhe pikërisht në këto momente të vështira që po kalon klubi, por gjithashtu duke parë edhe objektivat e projektet që ky klub ka për të ardhmen.

A i mbyllët problemet ligjore dhe sa ka ndikuar e gjithë ajo histori te karriera e Malotës?

Të jem i sinqertë, ka ndikuar sepse kur nuk je i qetë

mendërisht, nuk mund të japësh kurrë as më të mirën. Zyrtarisht po pres ta mbyll brenda dhjetorit, pasi emri im ka qenë i përfshirë gabimisht. Ata nuk kanë pasur asnjë fakt për mua. Jam i qetë dhe pafajshëm në këtë drejtim.

A ekziston një kundërshta­r për Vllazninë këtë vit?

E them me bindje se kundërshta­r kemi vetveten. Nëse i marrim ndeshjet me seriozitet, përkushtim dhe nëse japim më të mirën, jam i sigurt që nuk do kemi probleme apo vështirësi t’i mundim të gjitha ekipet e tjera.

Merkatoja e janarit po afron, ka nevojë ekipi për ndërhyrje?

Për pjesën e merkatos nuk dua të ndërhyj, pasi janë drejtuesit dhe stafi teknik ata që mund t’i japin përgjigje. Por, dua të them që ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe e them me bindje se me këtë grup ngjitemi në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania