Panorama Sport (Albania)

Besa “ngeci” ndaj Pogradecit, Begeja: Humbëm edhe premion

Trajneri: Shfaqëm ego, pres kthesën ndaj Apolonisë

-

Besa ka humbur dy pikë në fundjavë përballë Pogradecit, por edhe një premio të majme. Një ndeshje që më shumë sesa nga loja e verdhezinj­ve u kushtëzua nga terreni, që në 45 minutat e dyta i frenoi të dyja ekipet të jepnin maksimumin. Pavarësish­t kësaj, Gentjan Begeja i kënaqet pjesës që lojtarët treguan dëshirë, ego e sakrificë në fushë. Trajneri për “Panorama Sport” i bën analizën asaj sfide dhe rrëfen çështjen e shpërblimi­t që u iku nga duart prej “baltës”. “Në futboll do të ketë fitore, barazime, por edhe humbje. Për një trajner themelore mbetet ajo çfarë ekipi prodhon në fushë. Ndaj Pogradecit, lojtarët treguan dëshirë, ego dhe sakrifikua­n duke krijuar raste të pastra shënimi. Ndodh që të luash mirë e të mos fitosh, sikurse ngjau me Pogradecin. Më shumë se kushdo, lojtarët e mi dëshironin me shpirt ta fitonin atë takim dhe nuk është sekret nëse e zbulojmë që veç lënies së pikëve, humbën edhe një premio të majme, e cila u vendos nga presidenca për tri fitore rresht. Ndërkohë që dy takimet e para i kishim fituar, të fundit ngecëm. Pavarësish­t kësaj, kampionati vijon dhe më gëzon besimi dhe optimizmi që mbretëron në ekip”, tha fillimisht trajneri. Verdhezinj­të këtë fundjavë do të udhëtojnë drejt Fierit, ku i pret një transfertë realisht e vështirë. Për Begejën i rëndësishë­m mbetet angazhimi dhe përgjegjsh­mëria e grupit, edhe pse nuk e mohon që ruajtja e kreut është prioritet. “E kam thënë që ditën e parë që erdha te Besa se, në Grupin B nuk ka ekipe të forta apo të lehta. Gjithçka varet sesi skuadra ime do të luajë, edhe pse fati nganjëherë ndikon. Kemi dy ditë që kemi nisur punën për transfertë­n me Apoloninë. Jemi koshientë se na pret një përballje e vështirë. Vijmë pas Pogradecit me të cilin lamë dy pikë, e kjo bën që të kërkojmë veçse fitoren në takimet e radhës. E thashë edhe më lart se më gëzon gjendja e grupit dhe përgjegjsh­mëria që shfaqin në fushë. Pavarësish­t barazimit me Pogradecin, ne vijojmë të jemi kryesues të grupit, çfarë dëshmon shpërblimi­n e punës që kemi bërë deri tani. Kemi lënë pas vetëm javën e parë të fazës së dytë dhe kemi plot e plot ndeshje përpara. Kam besim se ekipi me gjendjen që ka do dijë të bindë në lojë e rezultate”, përfundoi numri një i stolit. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania