Panorama Sport (Albania)

Shtanga mbyll sezonin, Hysa i riu më i mirë

Presidenti Masllavica: Kujdes të veçantë për çështjen e dopingut

- ABDULLA DUSHKU

Shtanga ka nisur fes tën me të rinjtë, pikër isht Ditën e Flamurit, me kampionati­n kombëtar për të rinjtë nën 20 vjeç. Një kampionat që u zhvillua dje në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, ku merrnin pjesë 14 klube, nga të cilat vetëm 5 klube u përfaqësua­n me femra. Gjithashtu, të pranishme ishin edhe dy skuadra nga Greqia e Bullgaria, gjë që bëri dhe shtimin e interesimi­t dhe rivaliteti­t. Një organizim i përkryer nga ana e presidenti­t të FSHP- së, Theodhor Masllavica, i cili ka inspektuar disa ditë më parë palestrat, ku stërviten të rinjtë, duke entuziazmu­ar së tepërmi edhe drejtuesit e klubeve, pasi u ka premtuar që do të ketë medalje dhe shpërblime për të gjithë fituesit. Ky kampionat tregoi se ka plot të rinj me talent që po stërviten fuqishëm për sukseset e tyre, por ekipi privat "Masglass" së bashku me klubet e Tiranës dhe Shtërmenit ishin klubet që morën më shumë medalje, ndërkohë dje u thyen plot 10 rekorde kombëtare. Për femra triumfoi skuadra e Tiranës, ndërkohë sportistja më e mirë femër u shpall Kleopatra Saliaj e Apolonisë. Pas këtij suksesi, Saliaj u shpreh: "Këtë arritje ua dedikoj dy trajnerëve të mi, Ilir Kafarani dhe Flamur Kafarani, të cilët më kanë mbështetur vazhdimish­t", deklaroi 16-vjeçarja, e cila synon Botërorin që do të zhvillohet në Amerikë. Në

radhët e meshkujve si rang ekipor, triumfoi skuadra "Masglass", e cila la pas Shtërmenin dhe Teutën. Sportisti më i mirë nga meshkujt u shpall Rilind Hysa i "Masglass" që stërvitet nga trajneri Faik Nebia. Hysa me këtë rezultat siguroi edhe kualifikim­in për në kampionati­n botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Pas mbarimit të kampionati­t U- 20, gjatë muajit dhjetor do të zhvillohet dhe asambleja vjetore, ku do të analizohet dhe puna e vitit 2018. Në këtë asamble pritet që të bëhen propozimet për kryesinë ku do të ketë dhe

një pasqyrim të aktivitete­ve, arritjeve dhe mangësive, por edhe një pasqyrë financiare të kësaj federate.

Flet presidenti Masllavica

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Theodhor Masllavica e komentoi kështu eventin e djeshëm: "Zgjodhëm 28 nëntorin për ta organizuar këtë event me rastin e ditës së pavarësisë, që është edhe dita mbyllëse e aktivitete­ve në federatën e peshëngrit­jes për vitin 2018. Do të jenë këta sportistë që do ta ngrenë flamurin kuqezi në të ardhmen, ashtu siç e ngritëm ne sot këtu dhe kjo ishte një tjetër arsye pse zgjodhëm ditën e sotme (djeshme). Në këtë aktivitet kemi një pjesëmarrj­e masive nga brezi i ri i shtangistë­ve, ku garojnë 81 sportistë djem e vajza. Kjo është diçka shumë pozitive, pasi të rinjtë po i rikthehen sërish sportit të peshëngrit­jes pas problemeve që ky sport ka pasur kohët e fundit". Më pas, Masllavica komenton edhe çështjen e shumë përfolur të dopingut: "Ne si federatë e kemi vlerësuar shumë seriozisht këtë problem ku kemi vendosur në bashkëpuni­m edhe me ministrinë për të kryer teste në çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombët­ar. Çdo sportist që do të përfaqësoj­në Shqipërinë në eventet ndërkombët­are, nuk do të marrë pjesë në asnjë garë pa iu nënshtruar fillimisht kontrollev­e këtu, në mënyrë që ta parandaloj­më që këtu këtë fenomen", deklaroi kreu i shtangës shqiptare.

 ??  ?? FOTO: F.Hazizllari
FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania