Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6 - I sigurt kur thirret në apel dhe te goli nuk ka asnjë faj. Asnjë mrekulli në "Uembli".

D'AMBROZIO 5.5 - Kontrollon me kujdes për diçka më shumë se një orë, por kur Son zbret në fushë dhe nis t'i xhirojë përreth si një "mizë" mbrojtësit zikaltër, nervozizmi nis të ndihet. Madje, është edhe në kohë vonesë, në markim e rrëshqitje, në rastin e golit të Eriksenit. SHKRINJAR 6.5 - Perfekt, i saktë dhe i pastër. Gjithmonë një kohë përpara kundërshta­rit në kapjen e topit, por nuk arrin që të bllokojë Alinë në spondën e golit, ndonëse ai ishte në markim të Kejnit dhe nuk mund të bënte më shumë.

DE VRAJ 6 - Shok reparti i denjë i sllovakut. Një karton i verdhë i shmangshëm dhe vonesa në pozicionim në golin e Eriksenit janë mëkatet e mbrëmjes, ndonëse pak sekonda më parë, kishte shpëtuar një gol të sigurt. Nga minuta e 82-të Miranda (pa notë). AZAMOAH 6 - Frenon në të majtë Lukasin, i përqendrua­r dhe i kthjellët. Në aksionin e avantazhit të Totenhemit nuk dyfishon markimin ndaj Sisokos që hyn si një tren në zonë dhe më pas Ali e Eriksen bëjnë atë që trondit zikaltrit.

VESINO 5.5 - Në mes provon të sakrifikoh­et dhe të shfrytëzoj­ë. kur ka mundësi hapësirat. në zonën rivale, por nuk ka atë kthjelltës­inë që e karakteriz­on. Shpesh është i pasaktë, por edhe i nxituar. BROZOVIÇ 5 - Mjaft mirë në bllokun që ngre në mesfushë për gati 60 minuta, por është fajtor që i lejon Sisokos të vrapojë i qetë në aksionin e golit. Kroati thjesht e shoqëron pa i ndërhyrë në mënyrë të pamenduar.

POLITANO 6.5 - I gjallë, gjithmonë në epiqendrën e aksionit, por sakrifikoh­et pa u lodhur deri në mbrojtje, në mbulim. Në fund, benzina mbaron dhe i lë vendin Keitasë (pa notë) në minutën e 83-të. NAINGOLAN 4,5 - Nuk ka formën e duhur dhe kjo duket. Thuajse totalisht jashtë ndeshjes që në fillim, duke gabuar pasime të lehta, nuk është kurrë në pozicion dhe nuk bën presing. I kontraktua­r, ose thjesht pa dëshirën që ta shijonte këtë ndeshje nga fusha, por nga divani i shtëpisë me një birrë dhe një cigare në dorë. Nga minuta e 44t Valero (nota 7), i cili i jep menjëherë rregull, disiplinë dhe zgjuarsi lojës së Interit. Vrapon duke menaxhuar të tri handikapët mes reparteve, por në fund nuk mjafton, edhe pse ishte pa dyshim lojtari më i mirë i Interit.

PERISIÇ 6 - Ofroi goditjen më të rrezikshme për skuadrën e tij, por edhe disa krosime të frikshme për Ikardin në zonë. Nuk është ende Perisiçi i vërtetë, por sinjalet e kthesës duken.

IKARDI 5.5 - Më i vetëm sesa Tom Henksi në "Cast Away". Nuk ka asnjë "Wilson" me kë të dialogojë, edhe sepse kontakti me topin është i rrallë. Dhe në të vetmin kundërsulm të denjë për cilësitë e tij kërkon një pasim absurd dhe jo goditjen në portë në mënyrë të habitshme.

Trajneri SPALETI 5.5 - Interi është shpesh "koprac". Ndoshta mbron mirë, por nuk ka dëshirë që të hidhet në sulm. Për më shumë, vonesa e zëvendësim­eve nga ana e tij ishte diçka e pakuptimtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania