Panorama Sport (Albania)

Poçetino: Nuk është e pamundur të fitojmë në “Kamp Nou”, do e provojmë

Trajneri i Totenhemit, optimist për misionin e tij të fundit

-

Mauricio Poçetino beson se fitorja në "Kamp Nou" nuk është një mision i pamundur. "Gjithçka është e mundur, unë nuk them kurrë se është mision i pamundur. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, ti duhet të besosh. Do të jetë e vështirë, por vetëbesimi është i rëndësishë­m. Tani kemi një tjetër ndeshje të vështirë kundër Arsenalit, pastaj duhet të jemi gati përsëri", deklaroi trajneri i Totenhemit pas fitores ndaj Interit. "Gjëja më e rëndësishm­e është që të përpiqemi ta përkthejmë besimin në të gjithë skuadrën. Nëse fiton është një çështje, njerëzit pyesin përse e ndryshon skuadrën kur luan mirë? Por ndonjëherë kur fiton duhet të ndryshosh, duhet të kesh këmbë më të freskëta, t'u thuash lojtarëve se ata janë të gjithë të rëndësishë­m dhe nuk bëhet fjalë për individual­itete, por rëndësi ka grupi", shtoi argjentina­si, i cili nuk i kurseu elozhet për Musa Sisokonë, ndër më të mirët për skuadrën e tij: "Shokët e tij janë shumë të lumtur që tifozët tani kanë nisur të tregojnë dashurinë e tyre dhe ne e ndiejmë. Po, ishte një periudhë e vështirë për Musanë, por mua më kujtohet dita kur e përqafova pasi e zëvendësov­a dhe i thashë se do të bëhesh një lojtar i madh këtu. Tani ka nisur të ndihet i çliruar dhe në këtë ndeshje ishte vendimtar përsëri". Që "Spërsat" ishin dukshëm superiorë në fushë, kjo u pa qartazi dhe argjentina­si nuk mendon se dikush mund të ketë dyshime nëse fitorja e tyre ishte e merituar apo jo: "E merituam pa dyshim, sepse ishim superiorë ndaj Interit në çdo aspekt. Tani kemi ndeshjen e fundit kundër një skuadre të një niveli akoma më të lartë, sepse Barcelona është një prej ekipeve më të mira të Europës. Por, ne do shkojmë për të luftuar dhe dhënë më të mirën tonë. Do ta provojmë, asgjë nuk është e pamundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania