Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Nuk dyshoj te Barcelona

"Bëmë atë që duhet të bënim në Londër, do ishte më mirë që Borja të ishte titullar"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes në Londër, Interi ishte i kualifikua­r në 1/8-at e Champions-it. Pastaj erdhi goli i Eriksenit dhe mbrëmja e Luçiano Spaletit përfundoi ashtu si 7 të mëparshmet në tokën ishullore, me humbje. Asgjë e pakorrigju­eshme, por nëse "Spërsat" do të fitojnë në "Camp Nou", ndeshja e Interit kundër PSV- së në "San Siro" pas 14 ditësh mund të shndërrohe­t në të parëndësis­hme për kalimin e turit. "Bëmë atë që duhet të bënim", tha tekniku zikaltër. "Na vjen keq për rezultatin, por tani të qëndrojmë me kokën lart për ndeshjen e ardhshme dhe të shohim se çfarë ndodh. Golin e pësuam në momentin tonë më të mirë dhe më parë nuk kishim shfrytëzua­r shumë mirë disa raste të mira. Kundër një skuadre si Totenhemi është normale që të hasësh momente vështirësi­e, je gjithnjë nën presion dhe te goli u gjendëm çuditërish­t të papërgatit­ur".

NAINGOLAN "Problemi në kavilje u rishfaq dhe ai kishte probleme të vraponte mirë dhe po vuante. Kështu vendosa ta ndërroj. Do ishte më mirë të luante Borja Valero nga fillimi, por ne i bëmë të gjitha provat dhe Razha dukej në rregull. Sigurisht që nuk është e thënë se spanjolli do të bënte të njëjtën ndeshje po të kishte luajtur nga minuta e parë... Nuk u surprizova nga formacioni i Totenhemit me Eriksenin, Daierin dhe Sonin në stol".

FORCA BARÇA Katalanasa­it nuk humbasin në shtëpi në Champions prej 5.5 vitesh dhe Spaleti duhet të bëjë tifo për katalanasi­t pas 14 ditësh kur ata t'i vizitojë Totenhemi: "Nuk

kam asnjë dyshim për qasjen e Barcelonës në ndeshjen e fundit kundër Totenhemit. Në këto nivele nuk mund të mendosh keq. Pastaj ata kanë lojtarë si Mesi, Suarez... profesioni­stë të vërtetë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania